Itali-Holandë

Të munguarat e Botërorit, miqësorja Itali-Holandë mbyllet 1-1

5 Qershor 2018, 09:38| Përditesimi: 5 Qershor 2018, 09:59

  • Share

Italia dhe Holanda dy të munguarat e mëdha të Kupës së Botës 2018-të janë përballur me njëra-tjetrën në miqësoren e zhvilluar në Torino. Takimi u mbyll në barazim në shifrat 1-1 duke kompletuar ciklin e ndeshjeve miqësore edhe për Italinë e Roberto mancinit.

Në pjesën e parë të kaltërit kanë qënë më mirë duke pasur disa raste por nuk kanë shënuar dot. Ndërsa në 45 minutat e dyta ndodh gjithçka për sa i përket rezultatit. Italia shënon me Simone Zaza në minutën e 67-të i futur në fushë në vend të Belotti.

Tulipanët e Koeman befasojnë Italinë pasi arrijnë të barazojnë 2 minuta nga fundi me Ake që shënon me kokë. Në tre ndeshje miqësore një fitore ,një humbje dhe një barazim koleksion Italia e Roberto Mancinit. Trajneri sqaron se ka shumë punë për të bërë por ai është optimist duke nënvizur se të rinjtë duhet të luajnë më shumë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?