Prej leximi së jashtmi por jo së largu, nga Vetëvendosja e sot Vetëqeverisja. Kjo është hera e parë që shkruaj për Albin Kurtin.
I nderuar z.Kurti!
I nderuar Kryeministri i atdheut të shqiptarëve të ndarë padrejtësisht.
E përcolla vendimin e qeverisë që ju Vetëqeverisni për masat e reja anti-COVID që prekin edhe ne shqiptarët e Shqipërisë.
Së pari: Unë jam pro vaksinimit. Kundra detyrimit.Unë jam i vaksinuar personalisht.
Por si mund të zërë bazë juridike, me dy doza nuk lejohesh. Me tre PO?
Me dy doza të duhet edhe test, me tre JO.
Nëse rri vetëm tre orë s'të duhet asnjëra nga këto kushte.
Nëse je me autobus dhe largohesh për 5 orë s'të duhen 2 a 3 vaksina.
Po nëse je me mjetin privat??? Ku qëndron rreziku....
A thua një autobus me 50 ose 60 persona është më pak i rrezikshëm për të përhapur COVID sesa një udhëtim në veturë me maksimumi 4 ose 5 persona?
Gjithsesi, ju jeni vendimmarrës. Por respektoni reciprocitetin që ju e keni aq përzemër.
Shqipëria si ka këto kushte ndaj jush jo e jo, por as ndaj shtetasve bashkëkombësve tanë shqiptarëve të Kosovës.
Më lejoni t'iu përshëndes me foton e shqiptarëve të bashkuar në një flamur nga çarshia e Shkupit dhe heroin tonë Gjergj Kastrioti.
Atë që se bën luftërat s'mund ta bëj vendimi i vetëqeverisjes tuaj me pretekstin se vëllezërit dhe motrat duhet të rrinë larg për të mos sëmurur njëri-tjetrin.
Për kujtesë:
Familja, vëllai, motra, qofshin të një gjaku si ne shqiptarët duhen në të mirë e keq. E si në këto kohë Covidiane.
I nderuar, reflekto!