Pamje nga teatri i shembur

Të (pa) fuqishmit e pafuqishëm

17 Maj 2020, 17:32| Përditesimi: 17 Maj 2020, 17:36

  • Share

I lanë në baltë, i braktisën, i mashtruan, sepse i besuan. Kjo pak a shumë ishte esenca e gjithë asaj ç’ka ngjau mbrëmjen e të shtunës dhe mëngjesin e të djelës, kur “liderët” e ish-opozitës, ata që përbetoheshin se “një pikë gjaku po u derdh, atëhere kokë për kokë”, apo dhe kur deklaronin se “kjo është vija e kuqe, shkele po ta mban zoti Rama”. Dhe Edi Rama nuk shkeli asnjë vijë të kuqe, nuk kishte edhe pse të “derdhte gjak”, pasi ka qenë dhe është, për zbatimin e ligjit. I lanë të baltë, duke i mashtruar me “mbështetje” ata që janë të paparti, të pafuqishëm, të pazotë të mos shembin partitë e tyre të bëra copë, nga vetë ata.

Të (pa) fuqishmit e SHQUP-it dhe LSI, ata që mburreshin në emisionet mediatike se “ne jemi shumica”, mbrëmjen e të djelës ja mbathën, dhe bënë gjumin rehat, në vilat e tyre luksoze. I mashtruan me lajka disa prej aktorëve, që dihet përse i mbajnë mbrapa, duke u premtuar atyre “poste dhe llonxhë” kur të vijmë në pushtet. Ligji në çdo vend demokratik ( sepse në atë diktatorial nuk diskutohet) është alfa dhe omega e funksionimit të shtetit. Të mësuar me shkelje, dhunime, pazare dhe anarshi kushtetuese, ish-opozita e djeshme, që ka 7 vjet që tenton të pengojë investimet në Tiranë dhe rrethe, të mësuar me mashtrime dhe propogandë boshe duke prishur gjithmonë edhe në kohë krize imazhin e vendit, edhe në problemin e Teatrit Kombëtar, ajo luajti teatër me aktorë të lëkundur, të pasprovuar në skena mashtrimi, duke u bërë gazi botës. Një godinë e mbajtur mbi gërrmadha 84 vjeçare , që ra si “koqe fiku” sapo fadroma e preku, ishte një rrezik serioz për jetën dhe shëndetin e aktorëve dhe spektatorëve.

Ajo godinë, padyshim ka meritën se rriti në skenë aktorë dhe artistë të mëdhenj, që për vetë kushtet infrastrukturore dhe moshën e saj, ishte një alarm i madh për jetën e tyre. Dhe nuk është e rastit,që plejada e pazëvëndëueshme e artistve, nënshkroi peticionin për ngritjen e teatrit të ri, pasi ata i dinin kushtet dhe pse jo, edhe rrezikun që paraqeste amortizimi i saj. Shembja e Teatrit Kombëtar, ishte rezultat i një eviedentimi të saktë profesionistësh, që kanë vite që japin alarmin se “ajo godinë nuk përmbush asnjë kriter teknik dhe higjenik për tu mbajtur në këmbë”.

Dalja e Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit , si “kofini pas të vjelit”, deklaratat e tyre “bombastike” lidhur me “vendimin politik që do të marrin ish-opozitarët” janë tentativa dëshpëruese të dy kryetarëve të dy partive që prej vitesh nuk kanë asnjë peshë në jetën dhe skenën politike shqiptare. Teatri që luajtën Basha dhe Kryemadhi me një pakicë aktorësh episodikë, apo dhe me 2-3 regjisorë telenovelash, ishte e turpshme .Të ndërsesh aktorin dhe artistin ndaj ligjit dhe zbatimit të tij, duke premtuar “mbrojtje politike”, nuk është çështje besimi, por tregues i shterrimit të fuqisë mendore dhe llogjike për të bindur me fakte institucionet e zbatimit tij. Në Shqipëri ka ardhur koha e zbatimit të ligjit, duke mos toleruar, që ai të bëhet si deri sot paçavure, për të treguar sa europianistë jemi dhe për të justifikuar besimin e kancelarive perëndimore në rrugëtimin e vendit drejt BE.

Komento

Komente

  • Qamili: 17/05/2020 18:30

    Te ngrihet Teayri i Ri dhe ti vihet emri Nard Noka i cili eshte simbol i bukurise gjuhesise e mendedise Shqiptare.Amin

    Përgjigju
  • Eureka: 17/05/2020 18:12

    Sakte!Te lumte!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po japin rezultat protestat e PD-së?