'Të padëshiruarit' SHPK

25 Korrik 2022, 20:23| Përditesimi: 25 Korrik 2022, 21:20

  • Share

Togfjalëshi “persona non grata”(në shqip, “i padëshiruar”) është një shprehje e huazuar nga bota e marrëdhënieve diplomatike mes shteteve, të rregulluara nga Konventa e Vjenës e vitit 1961. Në diplomaci, një “persona non grata (nga latinishtja: "person jo i dëshiruar"), është një status i aplikuar ngandonjëherë nga një vend pritës për diplomatët e huaj, për të hequr mbrojtjen e tyre nga imuniteti diplomatik. Kjo heqje të çon në mundësinë e arrestimit dhe llojet e tjera normale të ndjekjes penale për ta. Kështu që diplomatët e shpallur “persona non grata” detyrohen të lënë vendin pritës, për të shmangur arrestimin dhe ndjekjen penale. Rregjimi juridik i personave të padëshërueshëm ka nisur në vitin 1923, me Traktatin e Lozanës, i cili i shpalli 150 qytetarë turq(kryesisht ish-zyrtarë të lartë të Perandorisë Osmane) “persona non grata” dhe u ndaloi hyrjen në vendet e Evropës Perëndimore.Që nga ajo kohë, ka mbi 378 raste të rënda të përdorimit të këtij rregjimi nga të gjitha vendet e botës(https://en.wikipedia.org/wiki/List_of_people_declared_persona_non_grata#1900s).

Të padëshëruarit (“non grata”-t) për korrupsion dhe shkelje të të dejtave të njeriut

Në dallim me këtë procedurë diplomatike, procesi i përcaktimit publik të zyrtarëve ose ish-zyrtarëve të lartë të një vendi ku SHBA-të (këto ditë edhe Britania e Madhe) kanë interesa strategjike, si persona të padenjë për të hyrë në tokën amerikane, ka të bëjë me interesat e shtetit amerikan dhe së fundmi, të atij britanik,  për të mbrojtur vendet e këtyre zyrtarëve nga shkelja e të drejtave të njeriut dhe nga korrupsioni galopant.

Në dhjetor 2017, duke parë se shumë shtete aleate strategjike, me sistemin e tyre të brishtë apo të dobët gjyqësor, e kishin shumë të vështirë të vendosnin në bangon e të akuzuarve zyrtarë apo ish-zyrtarë të të lartë, që kishin shkelur rëndë të drejtat e njeriut, ose ishin përfshirë bindshëm në korrupsion (përcaktimi “korrupsion domethënës”), Kongresi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës përfshiu masa ligjore. 

Ligji me titull “Seksioni 7031(c) i Aktit të Departamentit të Shtetit, të Operacioneve të Jashtme dhe Programeve të Përafërta” (https://www.state.gov/wp-content/uploads/2020/03/7031c-of-PL-116-94-Anticorruption-and-GVHR-Visa-Sanctions-508.pdf ) kërkon  nga Sekretari Amerikan i Shtetit të ndalojë zyrtarë të caktuar të huaj, të korruptuar (kleptokratë) ose/dhe shkelës të të drejtave të njeriut, si dhe anëtarët e tyre të familjes së ngushtë, që të hyjnë në Shtetet e Bashkuara.

Këto masa u quajtën “Përcaktim publik për zyrtarë të lartë të huaj nga Sekretari Amerikan i Shtetit, mbi baza të korrupsionit domethënës ose shkelje të rënda të të drejtave të njeriut” dhe përbëjnë një rregjim të ri të “persona non grata”, që nuk lidhet me diplomacinë dhe me akte spiunazhi të përfaqësuesve të saj.

Ligji  7031(c) i Aktit të Departamentit të Shtetit, të Operacioneve të Jashtme dhe Programeve të Përafërta, parashikon që zyrtarët e qeverive të huaja dhe anëtarët e tyre të ngushtë të familjes nuk kanë të drejtë të hyjnë në Shtetet e Bashkuara kur Sekretari i Shtetit ka informacion të besueshëm që zyrtar i huaj ka qenë i përfshirë, drejtpërdrejt ose tërthorazi, në korrupsion të konsiderueshëm dhe/ose në shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut.

I pari “I padëshërueshëm” ishte një shqiptar

Procesi filloi më 14 shkurt 2018 dhe i përcaktuari i parë ishte Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë, Adriatik Llalla dhe familja e tij, për shkak të përfshirjes së tij në afera korruptive. Që nga shkurti 2018 deri në qershor 2022, më shumë se 194 individë (107 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë publikë, të përfshirë në korrupsion domethënës ose në shkelje të të drejtave të njeriut në vendet e tyre, si dhe 87 anëtarë të familjeve të tyre), nga më shumë se 30 vende të botës, u përcaktuan publikisht nga Sekretari i Shtetit i SHBA-ve, si të padenjë për të shkelur në truallin amerikan (https://www.everycrsreport.com/reports/R46362.html).

Listë e personave non grata të shpallura nga DASH për korrupsion domethënës

14 shkurt 2018-22 korrik 2022

Ligji “Seksioni 7031(c) i Departamentit Amerikan të Shtetit” , Drejtoria e Veprimeve me Jashtë dhe Programeve Respektive (https://www.state.gov/wp-content/uploads/2020/03/7031c-of-PL-116-94-Anticorruption-and-GVHR-Visa-Sanctions-508.pdf)

14 shkurt, 2018  Korrupsion domethënës: Ish-Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla (Shqipëri) dhe familja e tij.

16 prill, 2018       Korrupsion domethënës: Ish-Deputeti i Parlamentit Tom Doshi  (Shqipëri) dhe familja e tij.

12 qershor, 2018               Korrupsion domethënës: Senator Felix Ramon Bautista Rosario (Republika Domenikane) dhe familja e tij. për akte korrupsioni në Republikën Domenikane dhe Haiti, për pastrim parash dhe përvetësim fondesh publike

10 shtator, 2018                Korrupsion domethënës: Ish-Kryeminister, anëtar i Dhomës së  Përfaqësuesve në Parlamentin e Bosnje-Hercegovinës, Nikola Spiriç dhe familja e tij. Për përfitime të papërshtatshme në këmbim të funksioneve publike dhe ndërhyrje në tenderat publike.

10 dhjetor, 2018               Korrupsion domethënës: Ish Presidenti i Gambias Yahya Jammeh dhe  familja e tij.

12 dhjetor, 2018               Korrupsion domethënës: Presidenti i Keshillit Suprem Zgjedhor Roberto Jose Rivas Reyes  dhe familja e tij (Nikaragua). Për përfshirje në korrupsion të rëndësishëm dhe për përjetësimin e mashtrimit zgjedhor që minoi institucionet zgjedhore të Nikaragua-s.

22 shkurt,  2019 Korrupsion domethënës: Pese zyrtare te larte nga Kongo dhe familjet e tyre, per perfshirje ne korrupsion dhe mashtrime zgjedhore.

25 mars, 2019     Korrupsion domethënës: Fish-gjyqtare e Gjykates se Larte Blanca Aida  Stalling Davila (Guatemala) dhe familja e saj.

3 korrik, 2019     Korrupsion domethënës: Këshilltar Special për Çështjet Parlamentare dhe ish Ministër i Punëve të Brendshme Uladi Basikolo Mussa dhe familja e tij (Malaui), për përfshirjen dhe përfitimin nga korrupsioni publik në lidhje me detyrat e tij zyrtare, ndërsa ishte Ministër i Punëve të Brendshme.

9 korrik, 2019     Korrupsion domethënës: Inspektor i Pergjithshem i Rojes Financiare, kolonel Jean Claude Ango Ango (Kamerun) dhe familja e tij.

30 korrik, 2019   Korrupsion domethënës: Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako (Shqipëri) dhe familja e tij.

5 shtator, 2019  Korrupsion domethënës: Kryetarit të Dhomës së Deputetëve në Parlamentin e Rumanisë Liviu Nicolae Dragnea dhe familja e tij.

10 nentor, 2019 Korrupsion domethënës: Ish- Prokurori i Pergjithshem i Kenias Amos Sitswila Wako dhe familja e tij.

3 dhjetor, 2019  Korrupsion domethënës: Ish-Ministri i Komunikacionit, Infrastrukturës dhe  Strehimit Aleandro Sinibaldi (Guatemala) dhe familja e tij, për përfshirje dhe përfitim nga korrupsioni publik në lidhje me detyrat e tij zyrtare dhe tani si i arratisur nga drejtësia.

10 dhjetor, 2019               Korrupsion domethënës: Katër drejtues të lartë, dy nga Paraguaji, një nga Kamboxhia dhe një kryetar bashkie në Lituani. Ky i fundit për sjellje oligarku dhe dëmtim të interesave publike në tenderat publikë.

20 dhjetor, 2019               Korrupsion domethënës: Kongresmeni Oscar Ramon Najera (Honduras) dhe  familja e tij, për përfshirjen dhe përfitimin nga korrupsioni publik në lidhje me organizatën e trafikimit të drogës në Honduras, Los Cachiros.

20 janar, 2020    Korrupsion domethënës: Ish-zyrtar i lartë dhe oligark Vladimir Plahotniuc  (Moldavi) dhe familja e tij,  për përfshirje në veprime korruptive që minojnë shtetin e së drejtës dhe kompromentojnë ashpër pavarësinë e institucioneve demokratike.

5 shkurt,  2020   Korrupsion domethënës: Gjykatësi i Gjykatës Speciale të Krimeve Andon  Mitalov (Bullgari) dhe familja e tij,  për përfshirje në veprime korruptive që minojnë shtetin e së drejtës dhe komprometojnë ashpër pavarësinë e institucioneve demokratike.

28 shkurt, 2020  Korrupsion domethënës: Guvernatori i shtetit meksikan të Nayar, Roberto  Sandoval Castaneda, për përvetësimin e pasurive të shtetit dhe marrjen e ryshfetit nga organizatat e trafikimit të narkotikëve, përfshirë Kartelin e Gjeneratës së Re Jalisco.

Lista vijon e gjatë. Më 19 maj 2021, asaj i shtohet përcaktimi për korrupsion domethënës i ish-Presidentit dhe ish-Kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha.

Me 11 prill 2022, bëhen “të padëshërueshëm” ish-zyrtarë të lartë të Maqedonisë së Veriut dhe të Bosnje-Hercegovinës.

Lista mbaron me përcaktimin tre ditë më parë, më 22 korrik 2022, të ish-Presidentit të Paraguaj-it,  Horacio Manuel Cartes Jara, për përfshirje në korrupsion domethënës. (https://www.state.gov/designation-of-former-paraguayan-president-horacio-manuel-cartes-jara-for-involvement-in-significant-corruption/)

Mesazhet e SHBA dhe Britanisë së Madhe me “Të padëshiruarit”

Të 194 zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të lartë, të shpallur “Të padëshërueshëm” nga SHBA-të, tani u shtohen edhe 27 personat e shpallur të padëshëruar(“non grata”) nga Ministria e Punëve të Brendshme (Home Office) e Britanisë së Madhe.

“Të Padëshëruarit shpk.” janë nga të gjitha anët e botës. Përcaktohet “non-grata” më 12 qershor 2018 Senatori i Republikës Dominikane  Felix Ramon Bautista Romario, për akte korrupsioni në Republikën Domenikane dhe Haiti, për pastrim parash dhe përvetësim fondesh publike. Më 10 shtator 2018,  shpallet  “non grata” Nikola Spiriç, anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve në Parlamentin e Bosnje-Hercegovinës, për përfitime të papërshtatshme në këmbim të funksioneve publike dhe ndërhyrje në tenderat publike. Lista e Departamentit Amerikan të Shtetit vazhdon me zyrtarë të lartë të Gambias, Nikaraguas, Guatemales, Malawi-t dhe Kamerunit. Vjen data 30 korrik 2019, kur “persona non grata” caktohet Kryetari i Bashkisë Durrës Vangjush Dako. Më 5 shtator 2019, është rradha e Kryetarit të Dhomës së Deputetëve në Parlamentin e Rumanisë, Liviu Nicolae Dragnea. Ai pasohet nga ish-Prokurorët e Përgjithshëm të Kenias dhe Paraguajit, përkatësisht më 18 nëntor dhe më 19 dhjetor 2019, për të vazhduar me një ministër infrastrukture në Guatemalë,  një anëtar Kongresi në Honduras, Kamboxhia dhe një kryetar bashkie në Lituani. Ky i fundit për sjellje oligarku dhe dëmtim të interesave publike në tenderat publikë. Gjatë viteve 2020-qershor, u përcaktuan publikisht si “persona non grata” në SHBA për shkaqe korrupsioni domethënës Vladimir Plahotniuc, ish-zyrtar i lartë dhe oligark në Moldavi, Gjykatësi i Gjykatës Speciale të Krimeve Anton Milatov në Bullgari, për "përfshirje në veprime korruptive që minojnë shtetin e së drejtës dhe kompromentojnë ashpër pavarësinë e institucioneve demokratike", etj.

Cili është mesazhi kryesor që u përcjellin shqiptarëve(dhe jo vetëm atyre, por gjithë popujve të botës), si qeveria federale amerikane dhe ajo britanike së fundmi?

Mesazhi është shumë i qartë. Së pari, godisni korrupsionin me institucionet e drejtësisë suaj. Së dyti, aty ku ju nuk arrini të godisni dot, pse institucionet e drejtësisë i keni ende të reja, të pastërvitura mirë dhe pa eksperiencë, si dhe korrupsionin e keni shumë të kamufluar dhe gjetja e provave është shumë e vështirë, ju ndihmojmë ne me përcaktimet tona publike.

 

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?