Adriano Galliani dhe Igli Tare

Sport

'Të parin përqafova Iglin', Adriano Galliani 'bekon' Taren dhe Allegrin: Të duhur për Milanin

20 Korrik, 13:36| Përditesimi: 20 Korrik, 13:39

  • Share

Ish-administratori i deleguar i Milanit, Adriano Galliani është pyetur mbi drejtuesit e rinj të kuqezinjve gjatë darkës së bamirësisë “Gala Dinner Benefico United”. Galliani ka folur me fjalë të mëdha për Taren dhe Allegrin.

“Zemra ime është gjithmonë me Monzën, aty ku jam lindur dhe me Milanin, ku kam kaluar 31 vite. I pari që përqafova sot ishte Igli Tare”, tha ai.

I pyetur nëse i ka dhënë këshilla Tares për mënyrën si të drejtojë Milanin, Galliani tha se përbëjnë çiftin e duhur për Milanin.

“Mendoj se Tare dhe Max Allegri përbëjnë çiftin e duhur për Milanin. Nuk kanë nevojë për këshillat e mia”, vijoi ai.

80-vjeçari ka qenë administrator i deleguar i Milanit në periudhën 1986-2017 kur skuadra  fitoi plot pesë herë Champions League dhe tetë herë Serinë A italiane.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • MILANISTI SHQIPTAR: 20/07/2025 15:52

    MILANI EKIP I MADH DIKU,FANELLA ËSHTË E SHËNJTË.NUK E BËNË ALEGRI MILANIN,POR ZEMRAT E ATYRE QË VESHIN BLUZËN.MOS HARONI ALEGIN E PARË QË PËR MUA GJETI NJË EKIP TË KOMPLETUAR E TË LËNË NGA ANÇELOTI.ALEGRI NUK BËRI ASGJË PËRVEÇ SE I ULI VLERAT MILANIT.MILANI NUK KA LUAJTUR FUTB.MATEM TË ITALUS.MILANI DUHET TË BËJË FUTBOLL.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Akademi për trajnimin e administratës lokale, si e vlerësoni?