‘Të pyeten përmes letërporosive’, dëshmia e 5 shtetasve amerikanë përplas prokurorët e SPAK me avokatët e Mediut

13 Mars, 11:06| Përditesimi: 13 Mars, 12:09

  • Share

1706080883_berishaspakberisha.jpeg

Prokurorët e SPAK-ut kërkuan që pyetja e tyre të bëhej përmes letërporosive, pasi sipas tyre pyetja përmes video-konferencës ishte e vështirë, për arsye teknike, por edhe për shkak të diferencës orare mes dy vendeve.

Nga ana tjetër avokatët e Mediut, por edhe avokati i familjarëve të viktimave, kërkuan pyetje përmes video konferencës. Sipas avokatëve, vetëm në këtë mënyrë pyetja e dëshmitarëve do të ishte shteruese.

GJKKO njoftoi në seancën e kaluar se nga Ministria e Drejtësisë kishte ardhur përgjigja se autoritet amerikane kanë pranuar kërkesën e autoriteteve tona për të marrë deklarimet e 5 personave mes tyre edhe Patrick Henry të kompanisë “SAC”, por kërkonte të saktësonte disa pyetje për secilin si dhe ti viheshin në dispozicion Henryt emaili që ai ka patur me ish drejtorin e”MEICO”, Ylli Pinarin. 

Autoritetet amerikane kanë lënë seancë më 12 maj dhe brenda kësaj date duhet të mbërrijë përgjigja nga Shqipëria, ndërkohë që sugjeronin se seanca mund të bëhej edhe me videokonferencë.


Lajmi kryesor:

Masakra e Gërdecit, Mediu në gjykatë refuzon të pyetet si i pandehur: Do të flas i fundit, pasi të dëgjohen dëshmitarët


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?