Atentati ndaj prokurorit/ Gjenden fije floku dhe gjurmë gishtash te makina e autorëve, targa iu vodh një vajze

3 Nëntor 2019, 12:35| Përditesimi: 3 Nëntor 2019, 17:20

  • Share

Targat "AA 342 LM", me të cilat u kamuflua makina tip "Mercedez Benz" e përdorur për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja në mbikalimin e Sukthit në autostradën Durrës-Tiranë janë denoncuar të vjedhura në Tiranë një javë para ngjarjes.  ReportTv mëson se ato i përkasin një veture 'Nissan' në pronësi të V.Gj. e cila kur ka dalë një javë më parë në mëngjes të përdorë makinën e saj e ka gjetur atë pa targa.

Policia ka nisur hetimet por nuk ka mundur të gjejë autorët e vjedhjes së kësaj targe e cila ka qenë pjesë e planit të atentatit të mirë organizuar më herët. Në pyetje është marrë edhe e reja pronare e mjetit që i janë vjedhur targat ndërsa denoncimi i saj nuk ka mundur të parandaloj krimin pasi policia nuk ra në gjurmët e hajdutëve.

Këto targa ju vunë makinës "Mercedez Benz 280" e cila pasi kreu atentatin në parakalim ndaj furoistradës ku udhëtonte dhe prokurori me Aleksandër Lahon njohur edhe si Ladi Muharremi, u largua në drejtim të Gjirit të Lalzit për t'u braktisur e padjegur. Në brendësi të këtij mjeti u gjetën dy maska koke, dy automatik kallashnikov, një shihe benzinë dhe disa gjurmë të të cilat po analizohen në laboratorin e policisë shkencore. Saktësisht në makinë janë gjetur gjurmë gishtash, pështymë dhe qime floku në kapuç.

Hetimet për këtë rast po kryhen nga krimet e rënda ndërsa me pamje filmike policia ka mundur të rindërtojë vetëm disa minuta të ndjekjes së makinës ku ndodhej prokurori nga makina e atentatorërëve dhe ende jo momentin e atentatit. Të plagosurit mes tyre prokurori Ndoja shoferi i tij dhe i "forti i Sukthit" ndodhen ende nën kujdesin e mjekëve. Dy ditë më parë pasi kishte drekuar në një restorant në Durrës me Muahrremin prokurori Ndoja u nis drejt Tiranës me automjetin që ai përdorte foristradë GLK por e cila kishte pronar real Fadil Callikun.

Komento

Komente

  • Daja Xhikja: 04/11/2019 15:03

    O ti robshi asnje nuk kercenoi Erjon Brace,thjesht tha nje te vertete mbasi ka te dhena teper te sakta se me ke shoqerohej ky palo prokuror.

    Përgjigju
  • Loti: 03/11/2019 19:54

    Ishalla e gjeni. Jo sic gjetet ata dy atentatoret e tjere qe i kapet ne kamera kur qelluan Plarentin. Apo sic gjetet te fortin e myslym shyrit qe jua kishte len shishen e ujit ne makinen e vrasjes dhe e liruat, apo ate ne vlore qe e grabiten diten me djell para kamerave tuaja. Megjithate, ishalla i gjeni. Kta(vrasesit me pagese) duken disa hapa para jush, gjithmon. E kuptoj se policia Durresit eshte e zgenjyer nga drejtesia shqiptare, gjyqi i Tan Dajtit(vrau 4 polic e 2 civil e mori 25 vjet) u peshon perdite. Uroj ti gjeni kur te ket mbet vetem njera pale, qe t na hiqni qafe te dyja grupet. Gjera te tilla ne mes dites ndodhin vetem ne zona lufte, prandaj suksese. Ministri i Leshit me duket ca i lodhur per ate post, mbase dikush me i ri, me agresiv do e bente punen me mire.

    Përgjigju
  • Gjykatesi: 03/11/2019 17:56

    Hahahhahahha jo po gjeten edhe oksigjen nga ai qe kane thithur atentatoret.Te kishim polici kaq efektive do ishin zgjidhur qindra vrasje pa autor.Plus skemi as laborator per berje analize te ADN-se keshtu qe mos bej Lleshaj me shoke sikur kane kapur lepurin nga veshet.

    Përgjigju
    • Kafsha: 03/11/2019 23:55

      Të kishim gjykatesa si puna jote do i kishim punet në rregull..po ik or injorant analfabet ik!

  • ilir: 03/11/2019 17:49

    Shikoni mir neper kroskot se me siguri do ken len dhe ampula me gjak te tre skater ata qe ishin ne makin gjat atentatit, qe ta benin me te lehte identifikimin! shikoni se mos kan len dhe noi klluf plot, qe ti keni gati qelizat per gjetjen e adn.

    Përgjigju
  • Robshi PPPD Becheti 140: 03/11/2019 13:41

    Pse hetoni kot... pyesni kercenuesin e tij Erjon Braçen...

    Përgjigju
    • O tej: 03/11/2019 16:38

      Brace Brace herkul div dinosuar

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?