Shkaqet e luftës të PD edhe pse ishin në pamje të parë shpallja "Non Grata", në fakt ajo ishte e pashmangshme dhe do të ndodhte edhe pa ndonjë arsye konkrete!
Përplasja apo lufta brenda në PD ishte përplasje brezash dhe po ashtu edhe establishmenti! Të vjetrit dhe të konsumuarit për shkak të kohës së gjatë në PD po e kuptonin se çdo ditë e më shumë me Bashën kryetar po ju shembej dheu poshtë këmbëve! Që më zgjedhjet e 2021, Basha kishte dhënë sinjale të qarta se po bënte një reformim të thellë brenda në PD, duke e reformuar atë me një brez të ri që ishin një kërcënim i hapur për të vjetrit!
Madje, Basha kishte filluar të promovonte një grup të rinjsh, ndoshta disa prej tyre edhe pa merita, por Basha kishte filluar të jepte shenja për ndryshime rrënjësore në PD e në mesin e këtyre figurave të reja të promovuara ekskluzivisht nga Basha ishin Salianji, Zhupa, Këlliqi, Sefa e mjaft të tjerë! Basha, kishte dhënë sinjale për një hapje serioze të PD dhe po ashtu edhe për një reformim të thellë, i ngadaltë si proces, por i sigurt në rezultate! Reformimi i PD, për Bashën nuk ishte i lehtë, sepse përballë dhe në seli kishte dinozaurët e vërtetë! Prandaj, ai po tregohej i matur, hap pas hap drejtë një transformimi të thellë dhe në qarkullim elitash! Shembjen e dheut poshtë këmbëve dinozaurët e PD e panë që kur u hodh në qarkullim ideja e mos përfshirjes në listën e PD të liderit historik! Shpallja "Non Grata" e dopsoj shumë praninë e tyre duke vendosur seriozisht në rrezik edhe ekzistencën e tyre në jetën aktive politike! Nga ky akt, Basha në fakt mori akoma më shumë suport e kurajë për ta përshpejtuar procesin e rotacionit të elitave në PD, kështu edhe fjalori i tij politik i përditshëm u bo me i qartë e me agresivë kur fillojë të aludonte idenë e "Trekëndëshit të Bermudës"! Basha, duke ditur se shumica e të rinjve ishin edhe investimet e tij politikë, por duke besuar se edhe në interesin e tyre ishte procesit i rotacionit, mendonte se ata do të ishin mbështetja e linjës së pari për projektin e tij serioz dhe në progres të transformimit të PD! Po çfarë ndodhi? Nëse e mbani mend, i pari dhe për absurditet që doli kundër Bashës ishte Kryetari i Forumit Rinor bashkë me disa anëtarë e drejtues të tjerë të këtij forumi!
Nuk e kam kuptuar se si të rinjtë mund ta bënin një gjë të tillë që në fakt ishte kundër tyre! Ndoshta, menduam se Basha ishte dobësuar dhe kishte ardhur momenti për ta sulmuar dhe për t'i rrëmbyer pushtetin duke shpresuar në të njëjtën kohë se dinozaurët nuk e kishin seriozisht kthimin e tyre dhe se lëvizja e tyre do të ishte thjeshtë çështje kohe!
Në fakt, të parët që e tradhtuan Bashën ishin pikërisht ata të rinj që ishin investim personal i Bashës e që në fakt duhet të ishin në linjën e parë për të mbrojtur rotacionin e elitave në PD! Këta të rinj përveç se dëshmuan se ishin një investim i gabuar i Bashës si në planin personal e po ashtu edhe në planin politik, ata dëshmuan naivitet politik dhe mungesë maturie! Ata, besuan se largimi i Bashës do ju hapte rrugën atyre për karrierë të shpejtë e agresive, por nuk patën as nuhatjen minimale për të kuptuar, se dinozaurët po riktheheshin të gjithë si skuadër, ashtu siç kishin qenë për 30 vjet, pa pasur nëvojë për askënd!
Mandje, të vjetrit i keqpërdorën të rinj për të sulmuar Bashën dhe për të garantuar rikthimin e tyre! Po lexoj sot komente se si "Rithemelimi" mundi e përjashtoi të rinjtë nga gara e forumeve e po flitet konkretisht për paktin se Kryetari i Forumit Rinor nuk u zgjodhë në asnjë garë për të drejtuar forumet e larta të Partisë! Në, fakt nuk kishte se si të ndodhte ndryshe dhe ishte ashiqare se do të përfundonte kështu! Të rinjtë sulmuan Bashën për t'i marrë pushtetin e përfunduan duke mundur vetveten! Aq naivë u treguan në lojën e këtyre muajve, sa nuk e kuptuan se PD po e kthenin në tokë të zanun për të vjetrit dhe se të rinjtë do të ishin të parët që do të perjashtoheshin! E vërteta ishte dhe është se beteja e Bashës nuk ishte vetëm për veten, por ishte edhe për të rinjtë dhe kundër establishmenti të vjetër! Ata nuk e kuptuan kohë, por prapë nuk është vonë të reflektojnë për veten dhe të ardhmen e përbashkët të PD!