Kultura

Të rinjtë prezantojnë ekspozitën me 97 punime në Berat, synojnë në promovojnë bukuritë e qytetit

30 Maj 2021, 15:14| Përditesimi: 30 Maj 2021, 15:25

  • Share

"Vlerat e qytetit tim" është ekspozita më e re çelur në qytetin e Beratit. 87 punime të realizuara nga 45 të rinj synon që nëpërmjet artit të promovojnë vlerat e qytetit  të ‘1001 dritareve’. Prindër, mësues e fëmijë, kanë ndjekur nga afër punën e të rinjve të realizuar në vaj, pastel, akuarel, laps, dhe karbon.

“Kemi çelur një ekspozitë në rastin e festës së 1 qershorit për të paraqitur vlerat e qytetit të Beratit”, tha një pjesëmarrëse.

“Përfaqësues janë nxënës dhe fëmijë të qytetit. Midis artit shprehim vlerat e qytetit tonë”, tha një pjesëmarrëse në ekspozitë.

Mësuesi i pikturës, Jani Kumati, tha se vlerat e jashtëzakonshme të Beratit përcillen mësëmiri tek qytetarët  nëpërmjet këtyre punimeve të fëmijëve.

“Berati me vlera të jashtëzakonshme e pikturë përcillet  më së miri me punimet e tyre. Një falënderim për prindërit dhe fëmijët për dëshirën që kanë për artin dhe që kjo traditë të vijojë më tej”, tha mësuesi i pikturës, Jani Kumati.

Ekspozita "Vlerat e qytetiti tim" qëndroi e hapur për disa orë, ndërsa u realizua në bashkëpunim me bashkinë e Beratit dhe studios “Art Color”.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?