Të shëtisësh botën pa 1 qindarkë, historia e pabesueshme e 18-vjeçares që udhëton e vetme! Çfarë e solli në Shqipëri?

15 Mars 2022, 12:05| Përditesimi: 15 Mars 2022, 15:16

  • Share

Vetëm 18 vjeçe, anglezja Meghan Griffin vendosi të udhëtojë botën e vetme. Rastësia apo fati e solli atë në Shqipëri ku po qëndron prej disa javësh. Ajo në një intervistë në emisionin ‘’Rreze Dielli’’ tregon për eksperiencën e saj dhe vendet ku ka udhëtuar deri më tani.

”Jam 18 vjec dhe aktualisht po udhëtoj nëpër Shqipëri. Kam ardhur nga Nepali  dhe shpresoj që më vonë të udhëtoj nag veriu drejt Gjermanisë. Unë u rrita në një ishull të vogël gjatë gjithë jetës sime, dëshiroja që të shikoja botën pas atij ishulli kështu që sapo mbusha 18 vjec paketova çantat dhe nisa këtë aventurë të mrekullueshme. Po shpresoj që të zgjasi rreth një vit, janë bërë 6 muaj deri tani" tha ajo.

Duke jetuar gjithmonë në një ishull të vogël, dëshira e saj më e madhe ishte të shihte botën përtej, deri më tani ka vizituar 7 vende përfshirë edhe Shqipërinë, ndërsa planet e rradhës duken paska më të çmendura për 18 vjeçaren, pasi ka dëshirë që të udhëtoj drejt Gjermanisë në këmbë, dhe më pas përmes makinave të rastit.

Duke përfshirë edhe Shqipërinë kam vizituar 7 vende, fillova me Anglinë, më pas shkova në Greqi, më pas në Bullgari, Turqi dhe më pas vendosa të bëj një çmenduri dhe të shkoj në Nepal dhe pas disa muajsh erdha në Shqipëri. Plani im i rradhës është më i çmenduri deri tani, dua të shkoj nga Tirana  në Mal të zi në këmbë, me makina të rastit. Më pas në Bosnjë, Slloveni, Austri e deri në Gjermani" tregoi më tej ajo.

Për të udhëtimi është gjithçka, i jep ndjesinë e lirisë dhe është mënyra më e mirë për të njohur njerëzit, kultura të reja dhe nuk e mohon që është frikshme të udhëtosh vetëm por deri më tani ka arritur t’ia dalë më së miri.

Udhëtimi do të thotë gjithçka për mua, e shikoj si një mënyrë për të vazhduar edukimin tim po të isha në shtëpi nuk do të shikoja gjithë këto mënyra jetese , njerëz. Mendoj se është një mënyrë e mirë për të më hapur mendjen në lidhje me botën" u shpreh Meghan.

Po unë nuk e mohoj që është e frikshme por definitivisht ja vlen. Udhëtimi të jep ndjesinë e lirisë, që mendoj se nuk mund ta gjej në asnjë vend tjetër. Dhe të ndihmon të qëndrosh me mendje të hapur, edhe nëse më pas vendos që të qëndrosh në një vend për gjithë jetën.

Meghan Griffin ka ndërmarr një aventurë të bukur por edhe paksa të çmendur, ajo i siguron paratë për udhëtimin duke shitur kartolina apo duke bërë punë të ndryshme ku mund t’i ofrojnë strehim dhe ushqim.

Unë udhëtoj pothuajse pa para me vete, duke punuar ose duke shitur punë të miat. Në fillim kisha disa kursime por që të vazhdojë të udhëtojë shes këto punime në rrugë. Bëj edhe punë të tjera, si vullnetare që do të thotë që nuk më paguajnë por më ofrojnë strehim dhe ushqim dhe kjo mbulon shumicën e shpenzimeve të miat. Në shtëpi më pëlqente shumë që të pikturoja, piktura të mëdha në akrilik por kur udhëtoj kjo nuk është fare praktike. Kështu që pikturojë kartolina" tha 18-vjeçarja.

Ndërsa për të Shqipëria ishte një destinacion i pamenduar më parë. E gjeti rastësisht vendin tonë të vogël por menjëherë u dashurua me qytetin ku mund të shihje malet.   

Njerëzit në Shqipëri janë shumë të këndshëm. Ajo çfarë vërtet dija për Shqipërinë ishte një vend në Europë por jashtë saj dhe unë isha në Nepal duke kërkuar për një vend tjetër. Mësova për Shqipërinë vetëm 3 ditë përpara se të vija këtu dhe jam shumë e lumtur për këtë.Shqiptarët janë kaq miqësorë dhe mikëpritës dhe më plëqen shumë arkitektura juaj, ju madje mund të shihni edhe malet nga qendra e qytetit.Nuk kam qenë në asnjë qytet tjetër si ky është vërtet një vend i bukur me njerëz të bukur: u shpreh Meghan Griffin. 

Deri më tani ka vizituar jugun e Shqipërisë ndërsa vendi I preferuar janë Banjat e Bënjës.

Kam vizituar jugun, kam qenë në Gjirokastër, Durrës, Banjat e Bënjës, të cilat janë të mrekullueshme, kam qenë edhe në vende të tjera, por asnjë si Banjat e Bënjës, është i pabesueshëm.

Ndërsa ndër elementët më negative që mund të gjesh në Tiranë sipas saj është trafiku dhe të ngasësh makinën kthehet në frikë.

Nuk kam gjetur gjëra negative por ndonjëherë të ngasësh makinën këtu është e frikshme pasi njerëzit nxitojnë shumë sidomos në Tiranë. Trafiku është goxha i ngarkuar gjatë ditës" tha ajo.

 

 

MC//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?