Në thelb, situata politike në Shqipëri është shumë e thjeshtë për t'u kuptuar.
Po, është e vërtetë, janë shumë persona që urrejnë Ramën dhe bashkëpunëtorët e tij, por janë akoma më shumë persona që urrejnë Berishën dhe bashkëpunëtorët e tij.
Strategjia e opozitës është t'i mbushë mendjen shumicës së votuesve që Berisha me bashkëpunëtorët e tij janë më mirë se Rama me bashkëpunëtorët e tij.
Problemi është tek fakti që Berisha dhe bashkëpunëtorët e tij nuk kanë të rinj në politikë që kanë nevojë për marketing.
Kanë më shumë se 30 vjet në ato karrige, kohë e bollshme për çdo votues ta ketë krijuar opinion e tij dhe nuk ka asnjë fushatë marketingu në botë që ta ndryshojë opinionin e konsoliduar prej dekadash të shumicës së votuesve për Berishën dhe bashkëpunëtorët e tij.
Kjo shumicë nuk e voton Berishën dhe bashkëpunëtorët e tij, as ku janë në kryetar në detyrë dhe as kur janë kryetarë në hije.
Të gjitha justifikimet në çdo humbje elektorale përdoren për të fshehur këtë fakt të thjeshtë. Sepse ky fakt i thjesht nuk i intereson vetëm Berishës dhe bashkëpunëtorëve të tij, por i intereson dhe gjithë atyre që duke qenë të paaftë vetë politikisht të mbledhin vota, rrinë vërdallë kryetarit për të kapur pak pushtet nga kova e votave që mblidhen.
Kovë e cila sa vjen e bëhet më e vogël dhe karriget gjithmonë e më të pakta, për njerëz që nuk i voton as lagja e vet.
Prandaj dhe mbyllja e listave dhe vendet e sigurta për deputet në to, është thjesht pasoja e një shkaku shumë të thjeshtë politik.
Po, është e vërtetë, janë shumë persona që urrejnë Ramën dhe bashkëpunëtorët e tij, por janë akoma më shumë persona që urrejnë Berishën dhe bashkëpunëtorët e tij dhe kjo diferencë mes palëve sa vjen e thellohet në numra.
Harrove ata qè janè shumicè absolute nè kètè vènd (vetèm 30-35 % e atyre me tè drejtè vote,,votojnè vèrtetè,,tè tjerèt abstenojnè),,,qè nuk shohin mè asnjè shpresè,,,AS TEK NJÈRI DHE AS TEK TJETRI. Kjo, ka pasoja shfaruese pèr Shqipèrinè. Shqiptarèt ikin,,pikèrisht sepse halldupèria dhe krimi i Berishès, politika antishqiptare e tij e kurorèzuar me korrupsionin gjithèpèrfshirès tè qeverisè Rama dhe pèrpjekjet bajate tè tij personalisht pèr tu hedhur hi syve shqiptarève me propagandè boshe,,nuk u lè mundèsinè e njè jete nè dinjitet.!!!
PërgjigjuPo ik o "gjergj", çfare pret? Shko gjej nje vend ku te mos kesh inate e rri rehat.