Kronikë

Të shtëna me armë në qytetin e Elbasanit, policia rrethon zonën

10 Prill 2021, 22:43| Përditesimi: 10 Prill 2021, 23:32

  • Share

ELBASAN- Të shtëna me armë janë raportuar rreth orës 22:40 në qytetin e Elbasanit.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Brigada 17 Sulmuese. Policia bën me dije se në banesën e një çifti pleqsh në katin e pestë të pallatit ka rënë një plumb qorr në rrethana të paqarta, teksa nuk ka asnjë person të lënduar.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të saj.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?