Atentat me armë zjarri në Kurbin, plagosen dajë e nip! Disa të shoqëruar

5 Maj 2020, 23:12| Përditesimi: 6 Maj 2020, 09:03

  • Share

KURBIN- Një atentat me armë zjarri la të plagosur, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën dajë dhe nip, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e sotme në vendin e quajtur Ura e Drojës në Kurbin.

Agron Mema 50 vjeç dhe nipi i tij Klevis Leka 30 vjeç, morën marrë plagë në pjesën e këmbëve dhe mësohet nga bluzat e bardha se janë jashtë rrezikut për jetën.

Akoma nuk dihet shkaku i atentatit ndaj 50-vjecarit dhe nipit të tij.

Policia nisi hetimet për zbardhjen e plotë të atentatit me armë zjarri ndërsa janë ngritur post-blloqe për të bërë të mundur identifikimin e më tej kapjen e autorit apo autorëve, pasi ende nuk është e qartë se si ka ndodhur ngjarja. 

Report Tv mëson se policia ka shoqëruar disa persona të cilët po merren në pyetje.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kafsha: 06/05/2020 03:18

    Çar të beje policia e shkrete? Shtazeria do Envere! Dje për 5 Majin pushtetaret tanë të varrezat e deshomreve duhet ti benin homazhe e të kerkonin Enver djalin. Vetem ai bën zape minjete!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?