VLORË- Një plagosje me armë zjarri është regjistruar mesditen e kësaj të hëne (26 qershor 2023) në lagjen “Pavarësia 3”, tek ish-kombinati i peshkut, në qytetin e Vlorës.
Rreth orës 12:25 një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me tre plumba pistolete Tonin Ramajn, i cili ka marrë vetëm një plumb në këmbë. 33 vjecari është transportuar në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Autori ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes, dhe nuk ka ende informacion për identitetin e tij.
Burime për Report TV thanë Ramaj ka qenë në lokal bashkë me dy persona të tjere dhe pas një debati mes tyre, mbeti i plagosur.
33-vjecari Tonin Hosaj kishte ndryshuar emrin në Tonin Ramaj dhe banon ne lagjes ku ndodhi krimi.
Ende mbetet i paqartë motivi i kësaj ngjarjeje, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe fiksimin e çdo prove materiale që do çojne në identifikimin dhe kapjen e autorit.
Tre persona janë shoqëruar për plagosjen e Tonin Ramajt, ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Vlorës.
Mësohet se ata kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes së ndodhur në lagjen “Pavarësia”
Nga dëshmia e tyre mësohet se 3 persona kanë qenë të armatosur dhe dy kanë qëlluar me pistoletë. Ata thonë se janë dëgjuar 3 të shtëna pistolete. Policia ka ëbrë disa kontrolle në banesa por ende nuk dihet identiteti i autorëve.
Mendohet se pas sherrit të sotëm fshihet një konflikt i vjetër bëjnë të ditur burimet për Report TV.
Policia jep detaje mbi ngjarjen e ndodhur sot në mesditë në lagjen “Pavarësia 3” ku mbeti i plagosur 33 vjeçari Tonin Ramaj.
Vlorë/Informacion paraprak
Sot rreth orës 12:25, në lagjen “Pavarsia 3”, dyshohet se në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi T. R (H), 33 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit.
Report Tv ka siguar foton e Tonin Ramajt, 33-vjeçarit që u plagos sot me armë zjarri në Vlorë. Nga hetimet e para dy persona dyshohen si autorë të ngjarjes. Burimet e Report TV bëjnë të ditur se i plagosuri dhe autorët kanë qenë në të njëjtën tavolinë në lokal. Mes tyre ka pasur debat.
Dhjarët e jan pushtuar vlorën O Vlorëëë të ndriu fati Kur zbriti muti nga fshati
Përgjigjuo tono o djal qyteti . koka me xhel ju qytetaret e ktej u pikon catia. kush pushton i bie esht me i zoti apo jo?
Po ti Toni nga je me origjine ? Do mundohemi me cdo kusht qe ta nxjerim veten te lare nga cdo gje dhe nuk e pranojme faktin qe ky vend me qytetare dhe fshatare po shkon drejt shkaterrimit nga injoranca ? Duhet edukim i brezave te ri dhe pranimi i realitetit dhe jo tja hedhim fajin njeri tjetrit , jemi te gjithe fajtore per kete situate te qelbur