Sali Berisha ka thirrur sot në një takim ato pak kryetar bashkie që kanë dalë më 14 maj, si dhe të gjithë këshilltarët në një takim në Hotel Tirana. Por siç mësohet një pjesë e konsiderueshme e të zgjedhurve e kanë bojkotuar.
Në presidiumin që Berisha ka formuar për takimin nuk ka pasur as një kryetar bashkie, as të Kavajës, as të Memaliajt, e as Fusharrësit e Pukës.
Berisha u ka dhënë porositë të zgjerdhurve vendorë, ku i kërkoi të kundërshtojnë rritjen e taksave. Berisha u kërkoi të bashkëpunojnë me qeverinë qendrore, në interes të zgjedhësve, por theksoi se duhet të denoncojnë “çdo diskriminim të qeverisë vendore ndaj bashkisë tuaj dhe qytetarëve tuaj”.
Lajmi kryesor:
Berisha merr në mbrojtje Fredi Belerin: S’kishe as 50 lekë në xhep kur u arrestua, po darkonte! Nëse ka blerë vota, dënojeni më mbrapa
SI.E./ReportTv.al