Kronikë

Të zhdukur prej muajsh, gjenden dy fëmijët e mitur shqiptarë në Portugali, arrestohet babai i tyre

24 Gusht 2021, 19:37| Përditesimi: 24 Gusht 2021, 20:30

  • Share

PORTUGALI- Dy fëmijët shqiptar të zhdukur në Tenerife, Kristian dhe Amantia Toska janë gjetur dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërkohë që babai i tyre është arrestuar.

Babai i të miturve, i cili ishte nën shoqërinë edhe të partneres së tij të re, u arrestua në Caldas da Rainha, 90 kilometra larg Lisbonës në Portugali, pasi ishte akuzuar nga mamaja e dy fëmijëve se ai i kishte rrëmbyer.

Kristian dhe Amantia Toska u zhdukën nga Gjermania janarin e kaluar me babanë e tyre, ndërkohë që mamaja e tyre bëri denoncimin me vonese, nga frika, pasi ai e kishte kërcënuar se do t’i vriste nëse ajo do t’i kërkonte.

Babai i të miturve u thirr në gjykatën e Tenerife më 1 qershor dhe nuk u paraqit, për të cilën u deklarua në mungesë. Babai deklaroi se ai do t'i kthente fëmijët dhe gjykata i dha atij 10 ditë për t'i dorëzuar ata, duke lëshuar një urdhër që ndalonte të miturit të largoheshin. Megjithatë, ai nuk e bëri këtë dhe autoritetet lëshuan një urdhër kontrolli dhe arrestimi.

Së fundi, ai u arrestua në perëndim të Portugalisë, rreth 90 kilometra larg Lisbonës, së bashku me dy të miturit. Tani autoritetet e vendit Portugez kanë 10 ditë kohë për të verifikuar që krimet e parashikuara në urdhër arrestin ekzistojnë dhe pasi ta kenë bërë, ata do t'ia dorëzojnë Policisë Spanjolle në kufi me Badajoz.

1629829127_Screenshot4.jpg

E ëma e dy fëmijëve 

1629829757_1629828064kristianyamantia.png

Kristian dhe Amantia Toska

Njoftimi i POLICISE Spanjolle

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?