Deri para pak kohësh debati mbi teatrin kishte një dimension që I takonte dhe interesit publik. Ishte çështja e ndërtimit të tij, përmes një kontrate të partneritetit publik privat ku investitorit i ofrohej tokë në shkëmbim të pareve për tetarin. Pas shumë debatesh e mëdyshjesh dhe nga vet qeveria, por sidomos nga Bashkimi Evropian, kjo çështje u mbyll. Qeveria u tërhoq nga ideja që tetarin e ri ta ndërtonte pa lek, po përmes dhurimit të një pasurie publike që ishte toka rrotull tetarit.
Biles fillimisht ky ishte dhe thelbi I debatit. Aktorët e Tetarit dhe aktorët publik, u ndan dhe pro dhe kundër, pikërisht në këtë çështje. Tani debati është I pastër politik. Qeveria do të ndërtoj një teatër të ri, në tokën ku është Teatri dhe ka një kundërshti politike që nuk duan teatër të ri, por duan këtë që është. Këtu debati nuk është më për interesin publik, por për axhenda të ndryshme poltike, të cilat I çertifkojnë zgjedhjet dhe jo celulat e PD.
Aktivistët e shoqërisë civile, brenda të cilëve shquan celula e Teatrit në PD, tashmë është përçarë dhe në mbrojtje të Teatrit të vjetër është PD. Nuk e di për çfarë ka nostalgji më tepër për godinën e Teatrit, apo produktin e Teatrit, por e gjitha është një teatralitet politik, I cili nuk ja vlen më të jetë pjesë e debatit publik.
Ndërtimi I një Teatri të ri, që e kërkojnë shumica e aktorëve të afirmuar të skenës shqiptare, por që është dhe pjesë e planeve zhvilluese të qeverisë, kundërshtohet nga një celulë e PD në Teatër. Kjo celulë pjesë e rëndomt e debateve të viteve të fundit, që ka kundërshtuar çdo gjë të re në Tiranë dhe që ka kulmuar me betejën kundër ndërtimit të një këndi lojrash në Parkun e Liqenit.
Të gjitha ato beteja I humbën, me përfitimin që disa prej tyre, po I shijojnë ato vepra publike duke shetitur apo nxjerr fëmijët për argëtim.
Parku I Liqenit në Tiranë, është bërë një nga parqet më të mira në Ballkan, dhe ndoshat e vetmja pasuri reale që ka sot Tirana, e mirëorganizuar, i përdorshëm nga çdo qytetar, në çdo orë të ditës dhe natës dhe për herë të pare në historinë e tij, është plot jetë.
Po ti ishte hapur rruga “aktivistëve” të PD të mbështetur me aq sa mundte fizikisht edhe nga Presidenti Nishani, sot do ishim pa atë park.
Ndëtimi I një teatri të ri modern në Tiranë, me paret e qeverisë, është një detyrë e qeverisë. Transparenca e fondeve, e tenderit dhe ajo që ka më shumë rëndësi, e mënyrës se si do të menaxhohet më pas tetari, janë dhe pjesë e axhendës së opozitës. Por vendi nuk qeveriset nga pakicat e frustruara, por nga ligjet dhe vendimet e shumicës.
Këtu kanë shanse të bëjnë opozitë, ta çojnë në prokruori nëse kanë dyshime. Aktorët e mërzitur duhet të përpiqen të mbijetojnë në një shoqëri tregu, edhe si artistë, jo vetëm si rrogtarë parazitë, me një rrogë qyl nga Teatri, e një rrogë nga PD.
“Alarmi” pse Tetari ka kaluar nga pronë e qeverisë në pronë të Bashkisë është akoma më banal. A thua këta aktivistët janë më të sigurt, sikur prona të jetë në dorë të Edi Ramës se sa në dorë të Erion Veliaj. Nuk e kemi pas ditë këtë shkallë të lart besimi që paskan pas për Edi Ramën.
I gjithë ky teatralitet tani është në shtratin e vet politik, një “dejavu” e gjithë lëvizjeve çartiste kundër ndryshimeve në Tiranë, që PD I ka në arkivën e saj historike.
Edhe ky konspiracioni që Erion Veliaj do ta prish teatrin një natë gushti, kur këta të jenë në plazh me brek dhe të mos kenë mundësi ta mbrojnë është një episiod I shquar I këtij teatraliteti.
Në ditën që Bashkia ka një projekt të përfunduar urbanistik, të kompletuar me konstruksionin dhe koston e tij dhe e hedh në tender, puna për Tetarin e ri, është çështje procedure. Le të shpresojmë se PD do rritet në zgjedhjet e ardhëshme nga ky teatralitet.Kështu fitojmë të gjithë , edhe Tetarin e ri, edhe PD e teatralizuar.
PD ka shku per lesht e Curres
Përgjigju