Duke parë sesa qesharak është bërë Berisha me akuzat, shpifjet dhe rrenat e përditshme, një pyetje nuk mund te shmanget: Perse detyrohet burri të shpifë e mashtrojë në këtë moshë?
Është e kuptueshme që kjo të ndodhë me dikë në fillim apo në mes të karrierës, me dikë që është në post e nuk pranon ta humbë, por çfarë e detyron Berishën të pranojë të bjerë deri në këtë nivel në moshën që ka, pasi i ka kaluar të gjitha postet e larta të këtij vendi?
Dy shpjegime ka kjo: Ose ai ka diçka të madhe për të humbur, ose i druhet një kërcënimi të madh.
Nëse është e para, kjo do te thotë se Berisha ka qenë bashkëkryetar i PD-se dhe jo një opozitar antikonformist i dorëhequr nga drejtimi, siç thotë ai. Pra ai po humb bashkëkryesinë dhe prandaj po reagon në këtë mënyrë.
Kjo do të thotë se në 8 vjet është luajtur je teatër i madh ku Berisha është kontrabanduar në lidership, duke imponuar interesat e veta dhe duke penguar kryetarin ne detyre te krijoje aksionin e vet. Atëherë ai është fajtori me i madh për gjendjen e opozitë.
Nëse është e dyta, do të thotë se pas 'non grata-s' ekziston kërcënimi i burgut me një dosje amerikane që mund t'i kalojë SPAK-ut.
Për këtë arsye ai po kërkon të mbajë peng PD-në për ta përdorur si helmete për kokën e tij. Në të dyja rastet z. Berisha është për të ardhur keq.