Kuvendi i Shqipërisë

Opinion

Teatri politik shqiptar!

18 Shtator, 15:00| Përditesimi: 18 Shtator, 15:01

  • Share

Politika ka qenë gjithmonë një formë teatri që nga Athina e lashtë deri në ditët e sotme. Ashtu si teatri edhe politika luan rolet dhe skenat sipas oreksit dhe dëshirës së spektatorëve. Në dallim me teatrin e vërtetë që paguajmë biletën për të parë spektakël për një shfaqje apo program të limituar në kohë për tu argëtuar ose për të kaluar ca momente ndryshe.

Aktorët e kanë të “shkruar” se janë të tillë dhe nuk janë vetvetja dhe po luajnë rolet që kanë zgjedhur. Ndërsa në rastin e politikës e sidomos të performancës të tyre në Kuvend, ne kemi zgjedhur duke ju deleguar sovranitetin tonë, duke u besuar fatet tona dhe duke shpresuar se ata mund të na ndërtojnë një të ardhme më të mirë. Ne i paguajmë përmes taksave tona që ata të na përfaqësojnë me dinjitet dhe me fytyrat që kanë kërkuar votën dhe jo të roleve që duhet të luajnë.

Teatri është një rezultat i kulturës të një vendi, të zhvillimit të historisë, ngjarjeve dhe në kompleks përfaqëson një vend siç është kur kemi të bëjmë me skena të vendit dhe jo në rastet e skenave të huaja. Teatri i çdo vendi pasqyron shoqërinë e vendit ku zhvillohet!

Pra, ashtu edhe si teatri i vërtetë edhe ai politik nuk mund të jetë ndryshe. Për shembull në kohën e revolucionit kulturor në Kinë sigurisht që edhe teatri do të ishte në të njëjtin standard, po ashtu edhe në rastin e realizmit socialist, teatri pasqyronte realitetin në kompleks pas asnjë dallim.

Nëse teatri politik i jetës parlamentare shqiptare është ky që është, do të thotë se ky është rezultat i një shoqërie, jo vetëm në një trazicion të vazhdueshëm, por edhe në një moment kritik mes të kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes.

Hija e të kaluarës duket sikur na është lidhur në këmbë dhe insiston të mos largohet duke na shoqëruar si një fatalitet mallkues. Sipas Diderot a Brecht, një aktor i mirë nuk është ai që luan me pasion rolin e tij, por ai që mban gjakftohtësinë ruan një rol sikur të ishte serioz në atë që po bën.

Aktorët e politikës shqiptare me rolet e tyre po luajnë me përfaqësimin tonë duke e degraduar në sherre e përplasje që në fakt shërbejnë për betejat e tyre të lidhura ngushtë me interesat e pushtetit të tyre dhe jo për përfaqësimin tonë dinjitoz.

Shpesh edhe teatri i vërtetë përtej roleve dhe regjisë e kë një të vërtetë apo një histori interesantë, por teatri politik shqiptar duket se nuk ka asnjë të vërtetë; përkundrazi duket sikur qëllimi i vërtetë është për ta fshehur dhe tjetërsuar të vërtetën në interesin e tyre personal. Nëse dikur e falsiteti shërbente një moment në lëvizjen e të vërtetës, sot duket se e vërteta vlen vetëm në një moment për të vendosur në lëvizje falsitetin.

Për fat të keq qytetarët në këto vite tranzicioni e kanë marrë shumë seriozisht politikën duke e konsideruar një llogore të ndarë nga ideologjitë për shkak edhe të ngarkesave të kaluarës të prodhuara edhe nga regjimi.

Aq shumë është marr seriozisht politika shqiptare, sa të preferuarit janë konsideruar të shenjtë, të mirë, të denjë, të vërtetë, mbrojtës e kundërshtarët si armiq, fals, të këqij. Në fakt të gjithë ishin pjesë e teatrit politik që kishin vendosur vetëm maska për inskenuar përplasjes dhe mesazhi ishte sikur këtë e bënin për të votuesit dhe qytetarët.

Ditë e sotme në Kuvend nuk është gjë tjetër veçse se një teatër që ka filluar shfaqjen e tij që në vitet ’90, me të njëjtët aktor dhe të njëjtën regji e po ashtu, për fat të keq me të njëjtët spektatorë që janë qytetarët shqiptarët që vazhdojnë të ndjekin këtë përfaqësim të ulët dhe të dobët dhe të mos bëjnë asgjë.

Një teatër që nuk ofron asgjë të re edhe kur është real jashtë politikës detyrohet të mbyllet dhe të braktisjet, sepse s’ka më spektatorë të interesuar. Kështu duket edhe Kuvendi që mbetet një “teatër” me nivel të dobët dhe të papranueshëm përfaqësimi. Kemi nevojë për aktorë të rinj dhe për një regji të re që e merr me seriozitet përfaqësimin e sovranit në Kuvend dhe mbrojtjen dhe promovimin e interesat të qytetarëve.

K.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • romeo: 18/09/2025 17:02

    Malokëria e Sali non gratës me shpellarët që ka mbledhur vetëm dhunën dhe vrasje njeh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Opozita pengon Ramën të prezantojë programin qeverisës, si iu duket?