Teatri Kombëtar

Teatri ra!

6 Korrik 2018, 11:19| Përditesimi: 6 Korrik 2018, 11:22

  • Share

Ndërtesa e Teatrit ra! Qendra historike si kujtesë kolektive e qytetit të Tiranës ra! Statusi i aktorëve dhe i gjeneratës aktoriale madhire që kishte zënë rënjë në mendjet e shqiptarëve ra! Kuvendi ra! Prona publike ra! 

Komunikimi midis artistëve, ministrisë të kulturës dhe pushtetit ra! Politika si veprimtari e qytetarëve ra! Trashëgimia kulturore e vendit ra!  Endërra europiane ra! Tërmeti ra! Ekonomia ra! Gjykata e larte dhe gjykata kushtetuese ra!  Sistemi i zgjedhjeve ra! Imazhi i vendit ra! Libri ra! Gjithçka ka rënë si në një qytet ky tërmeti ka kthyer në rrënoja gjithçka!

Mbetet vetëm një shans: Vullneti për t'u ringritur, për ta rifilluar nga e para! Brezat e rinj duhet ta nisin ndryshe ndërtimin e vlerave të demokracisë dhe shtetit shqiptar !

Nevoja për mendim intelektual dhe veprim qytetar të mënçur, të pastër, është më e fortë se kurrë!

Jemi si në 1997 kur shteti ra! 
Jemi si në 1966 kur besimi ra!
Jemi si në 1956 kur idealet e majta ranë!
Jemi si në 1946 kur republika ra! 
Jemi si në 1943 kur uniteti i kombit ra! 
Si në 1935!
Si në 1924!
Si në 1917! 
Si në 1914!

Mbetet vetëm një shans: Vullneti për t'u ringritur, për ta rifilluar nga e para!

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?