Tedi Blushi

Tedi Blushi takim me drejtuesit e PL në SHBA dhe BE, ju përcjell porositë që i ka dhënë Ilir Meta

3 Nëntor, 18:08| Përditesimi: 3 Nëntor, 18:17

  • Share

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, gjatë mbledhjes online me strukturat e diasporës, ju ka përcejellë këtyre të fundit mesazhin e Ilir Metës, dhe porositë që ai ka për ta.

Blushi tha se Meta ju këkoj të gjitha strukturave në diasporë që të shumfishojnë aksionet si dhe të jenë më aktive me bashkëatdhetarët apo dhe ndërkombëtaret.

“Ilir Meta si sot dy javë kur rrëmbye në mënyrë terroriste nga narkoregjimi. Ju përcjell përshëndetjet më të përzemërta dhe ju përcjell mesazhin për nevojën e shumëfishimit të aksionit në diasporë, jo vetëm për t’i njohur me situatën e vështirë mu ndodhet vendi, pro edhe për të nxitur strukturat të jenë më aktive në këtë situatë të paprecedentë për partinë dhe vendin”, tha Blushi.

Blushi vijoi akuzat se Meta është i burgosur politikë.

'Sot Presidenti Meta është me masë sigurie arrest në burg nga Edi Rama dhe nga mafia Ndërkombëtare, sepse ka mbrojtur me patriotizëm interesat e Shqipërisë në raport me çështjen e detit, një tradhti kombëtare ku Edi Rama ka patur për bashkëpunëtor edhe Lulzim Bashën. Presidenti Meta u rrëmbye dhe ndodhet sot në arrest me burg, sepse denoncoi në mënyrë të pakompromis projektin e "Ballkanit të Hapur " që u themelua në Nish edhe nga Edi Rama dhe sigurisht që u rrëmbye dhe është sot me masën arrest në burg pa prova, pa fakte dhe pa dëshmi si një nga denoncuesit më guximtar të korrupsionit të përbindshëm shtetëror të Edi Ramës dhe të inkriminimit më të tmerrshëm të kësaj Qeverie, sic faktojnë edhe raportet më te fundit, madje une dua tju rikujtoj edhe indeksin e drejtësisë ku Shqipëria renditet poshtë edhe Vietnamit Komunist edhe shumë vende më poshtë edhe se Bjellorusia e Lukashenkos", tha ai. 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Zhapiku: 03/11/2024 21:09

    Ik or debil.. Do na mush mendjen se like floriri.. Krye hajduti dhe tradhetar i kombit qenka i burgosur politik..aty ne burg te ngordhe bashke me ty qe ngele duke i lepi bythen .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?