Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri gjatë ndeshjes Serbi-Zvicër

Tejkalohet shuma e parave të mbledhura për Xhakën e Shaqirin, shkon në 27 mijë dollarë

27 Qershor 2018, 11:15| Përditesimi: 27 Qershor 2018, 11:22

  • Share

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri i shpëtuan pezullimit nga FIFA, por u gjobitën me nga 10 mijë franga zvicerane, për festimin e tyre me simbolin e shqiponjës dykrenare. Po me gjobë monetare, por vetëm me 5 mijë franga, u ndëshkua edhe kapiteni i Zvicrës, Stefan Lishtajner, që gjithashtu u solidarizua me shokët shqiptarë, duke bërë shqiponjën.

Gjithsesi gjesti i tyre ka prekur dhe bërë krenarë shumë shqiptarë anembanë botës, ndaj menjëherë ka pasur edhe një nismë për të mbledhur para për të paguar gjobën e FIFA-s, për të 3 futbollistët. Llogaria është hapur në “gofundsme”, ndërsa shuma që synohej ishte 25 mijë franga zvicerane, aq sa gjoba e të tre lojtarëve. 

Vetëm në 60 minutat e para të hapjes së fushatës, janë grumbulluar më tepër se 1000 franga, ndërsa donatorët janë thuajse të gjithë shqiptarë. Ditën e sotme shuma e ka tejkaluar gjobën, dhe madje mund të themi se këtu po mblidhen edhe lekët për Lishtajnerin. Pas 1 dite, shuma ka arritur mbi 27 mijë dollarë. Ndërgjegjësimi ka qenë i madh, dhe shqiptarët anë e mbanë botës kanë dhuruar shuma të ndryshme. 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?