Foto ilustruese

Kronikë

Temperaturat do të ulen lehtë, si parashikohet moti për ditën e sotme

28 Maj 2021, 07:38| Përditesimi: 28 Maj 2021, 07:39

  • Share

Vendi ynë do të ndikohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash.

Sipas MeteoAlb, alternime kthjellimesh dhe vranësira të kalimtare do të dominojnë në territor, ku më të dukshme vranësirat do të paraqiten në rajonin verior. Mesdita dhe pasditja sjellin zhvillim të vranësirave duke gjeneruar shira të përkohshëm në Ekstremin Verior-Verilindor. Këto kushte atmosferike përmirësohen gjatë mbrëmjes dhe natës duke ri-kthyer sërisht motin e kthjellët.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes por rënie me 2 gradë sjellin orët e mesditës duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 7°C deri në 27°C.

Era do fryjë mesatare por forcohet herë pas here me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 5 ballë.

Rajoni dhe Europa

Mot i kthjellët dhe vranësira të lehta do të mbizotëroj Gadishullin Iberik, Europën Qëndrore dhe Gadishullin Skandinav. NDERSA një sistem i dendur vranësirash do të përfshijë Europën Juglindore dhe Lindore duke gjeneruar shira, herë pas herë do të ketë dhe stuhi ere.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?