Temperaturat nën zero, ngrijnë kalldrëmet, Bashkia e Korçës nuk pastron rrugët! Qytetarët: S'kanë hedhur kripë! Kemi frikë mos rrëzohemi

24 Janar 2022, 17:26| Përditesimi: 24 Janar 2022, 17:31

  • Share

Reshjet e borës kanë ndalur por temperatura në orët e para të ditës shënon -12 gradë celsius. Për pasojë rrugët e kalldrëmta dhe trotuaret në qendër të Korçës kanë ngrirë. Këto janë pamje nga bulevardi i ngrirë përpara katedrales.

Report Tv kreu një vëzhgim dhe në lagjet nr 1 dhe 2 të qytetit, ku situata paraqitet akoma më e vështirë, si pasojë e ngricës së madhe. Qytetarët tregojnë për vështirësi që hasin në aktivitetin e përditshëm, ndërsa shprehin zemërim ndaj Bashkisë së Korçës, e cila nuk ka marrë masa për hedhjen e kripës në rrugët e brendshme të qytetit.

"Me këtë akull që kemi mamaja nuk mund të eci dhe po e shoqëroj në market. Po të iki vetë nuk arrin të vijë në shtëpi, është shumë vështirë. Bashkia nuk i inereson fare për të pastruar, me çfarë mundemi me forcat tona". -thotë një qytetar.

"Në rrugët kryesore është hedhur kripë, në rrugët dytësore jo. Është shumë vështirë të ngjitesh".-shprehet një qytetar.

"Po si Korça të vazhdojë kështu, s'ka kripë?! Problem i madh është sidomos për ne që jemi moshë e tretë." - tha një e moshuar.

"Me akull është siç e shikon... Me frikë bëjmë kujdes mos biem".-shprehet një qytetar.

Rrugët nacionale janë të hapura, por kërkohet përdorimi i zinxhirëve sidomos në aksin problematik Korcë-Pogradec-Qafthanë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?