Temperaturat ulen lehtë në mesditë, parashikimi i motit për sot

29 Janar 2022, 07:17| Përditesimi: 29 Janar 2022, 09:04

  • Share

Vendi ynë pritet të jetë nën ndikimin e vranësirave kalimtare në pjesën e parë të ditës, ndërsa në orët e pasdites do të kemi një përmirësim gradual të motit.

Sipas MeteoAlb pjesa e parë e ditës do të jetë në ndikimin e vranësirave të shumta dhe reshjeve të pakta, ku në ultësirën perëndimore do të ketë reshje të pakta shiu. Ndërsa në Juglindje të Shqipërisë parashikohet të ketë reshje të pakta dëbore. Por pjesa e dytë e ditës sjell përmirësim gradual të motit në të gjithë vendin tonë.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes, por ulen lehtë në mesditë duke u luhatur nga -5°C deri në 13°C.

Era do fryjë mesatare në tokë por e fortë në det me shpejtësi 55 km/h kryesisht nga drejtimi Verior duke krijuar ne det dallgëzim mbi 4 ballë.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?