TIRANE - Shkon në 90 numri i personave të arrestuar në qarkun e Tiranës nga operacioni antidrogë që u zhvillua në të gjithë vendin, i koduar "Tempulli".
Report tv mëson se të arrestuarit e kryeqytetit janë pjesë e 7 grupeve që merreshin me shpërndarjen e kokainës, heroinës dhe kanabisit. Mes të arrestuarve janë edhe 5 femra. Ato ishin me masë më të butë sigurie të caktuar në mungesë.
Për 3 arrest në shtëpi dhe 2 të tjera detyrim paraqitje. Një prej tyre ishte me fëmijë të mitur dhe shtatzënë, e ndërsa një tjetër në moshën 68 vjeçe. Nga vëzhgimet që oficerë të antidrogës kanë bërë në terren ka rezultuar se pjesa më e madhe e tyre e shpërndanin drogën me taksi dhe motorr për të mos u kapur nga policia.
Ndërsa në zonën e Kombinatit, ku u prangosën 22 persona, blerësit shkonin vetë për të marrë dozat e lëndës narkotike. Për shkak të numrit të lartë personave të arrestuar, është caktuar që 30 prej të prangosurve të dalin këtë të premte në gjykatë për t'u njohur me masën e sigurisë, informon gazetari i Report Tv, Sokol Dema.
Lajmi kryesor:
Shisnin drogë afër shkollave, arrest me burg për 29 nga 90 të arrestuarit në Tiranë (EMRAT)
S.G//ReportTv.al