Më 19 mars 2019 kompania zvicerane Penzoil Trading SA, me aktivitet ndërkombëtar në tregtimin, kontrollin dhe inspektimin e produkteve të naftës dhe gazit, ka depozituar një padi në Gjykatën Administrative të Tiranës kundër ministrisë së Financave dhe Ekonomisë. Objekti i padisë ka të bëjë me një tender të datës 9 shtator 2018 lidhur me dhënien e koncesionit ndaj privatëve për kontrollin ligjor të instrumenteve matëse, nëpërmjet verifikimit të instrumenteve shpërndarëse të karburantit dhe gazit të lëngshëm të naftës (GLN), me një fond limit prej 64 milionë e 890 mijë lekësh.
Pas publikimit të njoftimit për tenderin në fjalë, Penzoil shprehu interesin për të marrë pjesë në garë, që nuk përjashtonte kompanitë e huaja, me besimin se do të ofronte një përvojë të theksuar në fushën e sektorit të kërkuar, por shpejt drejtuesit e saj kanë konstatuar se kriteret specifike dhe ato të përgjithshme të vendosura nga ana e autoritetit kontraktor, i cili në këtë rast ishte ministria e Financave dhe Ekonomisë, binte në konflikt me rregullat ligjore të shpallura lidhur me koncesionet dhe partneritetin publik-privat. Po kështu, janë konstatuar mospërputhje edhe me standardet dhe parimet e sanksionuara në Ligjin nr. 125/2013 datë 24 prill 2013. Sipas paditësve, kriteret e sipërpërmendura, të caktuara nga autoriteti shtetëror, përbëjnë një pengesë serioze për zhvillimin e një procedure objektive dhe të paanshme, të bazuar në parimet e konkurrencës së ndershme dhe kjo gjë mund të pasqyrohet në një vlerësim të shtrembëruar të ofertës fituese dhe dhënien e një avantazhi jo-konkurrues një kompanie vendase.
Më 28 shtator 2018 kompania zvicerane paraqiti ankesë tek Komisioni i Prokurimit Publik, duke i kërkuar të shqyrtonte kriteret e pasqyruara në dokumentat standard të koncesionit, të cilat, sipas saj, nuk ishin në përputhje me parimet e transparencës, mos-diskriminimit, proporcionalizmit, efikasitetit, trajtimit të barabartë, reciprocitetit dhe sigurisë ligjore.
Por Komisioni i Prokurimeve, organ që duhet të marrë vendime lidhur me parregullsi në procesin e tenderimit, në fakt vendosi më 7 shkurt 2019 se ankesa e Penzoil-it nuk qendronte, duke i dhënë të drejtë në çdo hap autoritetit kontraktues. Ky vendim është edhe objekt i padisë që është dorëzuar tani tek Gjykata Admnistrative. Sipas juristëve të kompanisë me bazë në Chiasso të Zvicrës, vendimi në fjalë i Komisionit të Prokurimit Publik bie në kundërshtim të hapur dhe është në shkelje flagrante me ligjin. Aktualisht, tenderi ndodhet i bllokuar. Autoritetet nuk kanë dhënë asnjë shpjegim për këtë bllokim.
Tenderi
Dy herë në vit, është qenë Drejtoria e Metrologjisë që ka kryer deri tani kontrollin e pompave të naftës dhe të gazit të lëngshëm, shërbim që synon të mbrojë qytetarët shqiptarë nga abuzimet me sasinë e karburantit. Por një vendim i Këshillit të Ministrave, i pasuar nga një tender i shpallur nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, i ka hapur rrugën dhënies së këtij shërbimi me koncesion. Në dhjetor 2016 në qeveri ka ardhur një propozim i pakërkuar nga kompania “Noa Control”, e cila u ofrua të zëvendësonte drejtorinë e Metrologjisë në kryerjen e kontrollit të distributorëve të karburanteve. Një vit e gjysmë pas propozimit, kompanisë private iu akordua nga Këshilli i Ministrave një bonus prej 10 pikësh, në një garë me fond limit 64.8 milionë lekë të reja për një periudhë 20-vjeçare.Më 17 shtator 2018 ministria e Financave e shpalli tenderin. Në datën 18.09.2018 është publikuar në sistemin e prokurimeve elektronike në faqen zyrtare të Agjencisë së Prokurimit Publik, procedura konkurruese “E hapur”, me objekt: “Për kontrollin ligjor të instrumentave matëse, nëpërmjet verifikimit të instrumentave shpërndarëse të karburantit dhe gazit të lëngshëm të naftës (GLN)”, me fond limit 64.890.600 lekë.
Përveç kundërshtive në procesin e prokurimit, janë ngritur disa probleme edhe nga bizneset dhe shoqatat e mbrojtjes së konsumatorit. Një problem i mgritur është ai se nuk dihet se cili do të jetë përfitimi dhe cila është realisht leverdia e dhënies me koncesion, ndërkohë që, nga ana tjetër, po i jepet një privati një të drejtë që praktikisht i takon shtetit. Po kështu, janë ngritur shqetësime për shmangien në këtë rast nga detyrimi ligjor për konsultime me publikun dhe grupet e interesit si dhe përjashtimin e kompanive të huaja nga konkurrenca përmes kriterit për akreditimin.
Ndërkohë, shqetësim tjetër mbetet rreziku i rritjes së kostos në sektor, që do të transferohej nga kompania private tek blerësi fundor, duke rritur çmimin me pakicë të naftës, benzinës e gazit.Ndërkohë, koncesioni i pompave nuk është ngarkesa e parë mbi çmimin e karburanteve, por e treta, që qeveria u ngarkon qytetarëve nëpërmjet privatëve. Dy të parat janë “tarifa e markimit” dhe ajo e “skanimit”, parà të cilat paguhen nga qytetarët në çmimin e naftës, por në vend që të shkonin në buxhetin e shtetit, janë devijuar në llogari private përmes koncesioneve, të cilat lindin si oferta të pakërkuara dhe me procedura të kontestuara.
Gjykata Administrative vendosi anulimin e vendimit të Komisionit të Prokurorimeve Publike dhe riberjen e kritereve të Koncesionit të pompave të naftës. Ishte gjykatësja Nafije Hasko ajo që dha vendimin i cili do të zbardhet pas disa ditësh. Për here të parë një Gjykatës jep një vendim të tillë në Shqipëri.
PërgjigjuSekseri Ahmetaj ka bete cfar i ka dash qefi me financat shqiptare .Ai e ka vendin ne Rec dhe ti konfiskohet pasuria
PërgjigjuKjo eshte Shqiperia qe duam , qe respekton ligjet nderkombetare. Po nuk qe kompani qe ka lidhje me qeveine nuk ka shance te marre ndonje koncesion.
PërgjigjuPse ti hiqet kjo detyre funksionale D.Meterologjise, institucion shtetror i specializusr, apo nje mundesi tjeter per te çvatur xhepat e shqiptarve??!!!
Përgjigju