Tensione Rusi-Ukrainë, ministri i jashtëm ukrainas: Ne kemi marrë një mësim të hidhur, duhet të mbështetemi vetëm tek vetja!Nëse na sulmojnë do të mbrohemi

2 Shkurt 2022, 17:36| Përditesimi: 2 Shkurt 2022, 18:20

  • Share

Ukraina është e vendosur për t’u mbrojtur nga rreziku rus. Përmes një konference për mediat në të cilën mori pjesë edhe Reportv Ministri i Punëve të Jashtme Dimitri Kuleba u shpreh se vendi ka gati një strategji me tre pika për t’u mbrojtur nga çdo sulm i mundshëm.

"Strategjia jonë është vendosja e paqes. Pika e pare është të kuptuarit të rrezikut dhe parandalimit. Ukraina ka marrë mbështetje nga aleatët, sa më shumë mënyra të kemi për t’u mbrojtur aq më pak do të na duhet t’i përdorim.  Të komukiuarit me partnerë një paketë mbrojtje duke I çuar Kremlinit mesazhin se diplomacia diplomatike funksionon.  Diplomacia e vendosur në rrjet, që do të thotë koordinim intensiv për të qenë të unifikuar dhe mbështetur njëri tjetrin. Kjo qasje forcon unitetin e Ukrainës dhe partnerëve.  Ukraina nuk planifikon asnjë sulm apo provokim. Rusia është agresori. Përpjekjet diplomatike vijojnë, kjo duhet të na japë besimin se mund të jemi efiçentë duke 'sprapsur' Rusinë.", u shpreh  Kuleba.

Sipas Kuleba, Rusia nuk e rrezikon Ukrainën vetëm përmes sulmeve ushtarake por edhe duke bërë përpjekje ta destabilizojë atë nga brenda përmes sulmeve kibernetike apo alarmet false për hedhje bombash me qëllim përhapjen e panikut si edhe përmes përpjekjeve për të përçarë marrëdhënien e saj me parterët ndërkombëtar.

"Ukraina ka marrë njëmësim të hidhur. Në fund mund të mbështetet vetëm tek vetja. Nuk kam kërkuar që vendet e huaja të sjellin trupat e tyre për ne. Nga 2013 janë trupat tanë që luftojnë. Është më e lehtë të përballesh me rrezikun kur ke miq mbështetje. Kam besim të plotë për mbrojtjen e vendit tonë.  Kam besim tek partnerët.Asnjë sna ka borxh asgjë.  Por ajo që po ndodh këtu s është vetëm për Ukrainën. Ajo që po ndodh është shumë e rëndësishme për bazën euroatlantike",tha ai.

Ministri Dimitri Kuleba i konsideroi të nxituara thirrjet e disa shteteve ndaj qaytetarëve të tyre për t’u larguar nga Ukraina apo për të mos e vizituar atë. Sa i takon luftës, ai u shpreh se nëse Kievi nuk ia del me rrugë diplomatike do të zgjidhë konfliktin dhe të vendosë paqe, ata do të mbrohen.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?