Protesta e 10-të e Rithemelimit para bashkisë së Tiranës, i bashkohet dhe ish gjyqtari sheik Gjin Gjoni! I vënë flakën gomave para policisë

4 Qershor, 11:55| Përditesimi: 4 Qershor, 17:51

  • Share

TIRANE-  Incidenti që gati ktheu në tragjedi protestën e 28 majit të Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë, nga hedhja e një molotovi në mes të njerëzve të medias dhe protestuesve, ndryshoi skenarin e tubimit paraditen e sotme (4 qershor 2024)  përpara bashkisë së Tiranës. Molotovët që rrezikuan për 9 protesta radhazi jetën e efektivëve të policisë u zëvendësuan me 10 goma të vjetra, që u shkrumbuan te këmbët e policëve, duke mbushur me tym e blozë të gjithë të pranishmit.  

Tentativa për ndezjen e gomave solli reagimin e menjëhershëm të policisë, e cila lëshoi gazin e fikseve të zjarreve për të penguar zjarrin, veprim që solli acarim deri në sulm të protestuesve.

Kaq mjaftoi që në drejtim të policisë të niste një valë e madhe sulmi me sende të forta, shishe, vezë e përplasje që u mbyllën me djegien e gomave.  

Kur tymi pushtoi qendrën e Tiranës, përfshirë institucionet në afërsi, aty pranë u pa një zjarrfikëse e Tiranës, e cila qëndroi në gatishmëri.  

 Tubimi që zgjati për rreth 90 minuta, nisi me fjalimet e përfaqësuesve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, pasuar nga thirrjet e fjalimet të eksponentëve të Rithemelimit.  

Protestuesit vendosën të heqin barrikadën metalike që e lidhën me litar të verdhë për ta tërhequr, por prerja e tij me gërshërë nga blutë, rindezi përplasjen.  

Mungoi Argita por ishte Gjin Gjoni

Në protestë mungoi e bija e Sali Berishës, Argita por aty u panë Klevis Balliu, Gazment Bardhi, e figura të tjera të Rithemelimit, të cilët nuk mungojnë asnjëherë duke treguar edhe qëllimin primar, lirimin e Sali Berishës nga arresti në shtëpi, përmes bluzave që mbajnë veshur.  Për herë të parë, i pranishëm ishte edhe ish-gjyqtari Gjin Gjoni, i zgjedhur pak kohë më parë kreu i Rithemelimit në Lezhë. Protesta u mbyll pas 1 orë e 30 minuta me thirrjen se do të mblidhen sërish të hënën e javës së ardhshme. 

Pas mbylljes së protestës në vendin e ngjarjes erdhën sërish ekspertët e kriminalistikës, për të dokumentuar provat e dhunës.  

Ora 14:19
'O mbeturina, o banditë!' Belind Këlliçi nxjerr fytyrën e vërtetë, sulm verbal policëve, po mbronin militantët që Rithemelimi i çon 'mish për top'

Anëtari i kryesisë së Rithemelimit, Belind Këlliçi nxorri fytyrën e vërtetë në protestën e sotme duke ofenduar rëndë punonjësit e policisë të cilët ishin vendosur para bashkisë për të ruajtur rendin dhe sigurinë që ai me të tjerët e Rithemelimit tentojnë ta prishin pavarësisht apeleve të institucioneve për të mos u bërë pjesë e dhunës.

Pasi lanë mënjanë skenarin e molotovëve të cilët u rrezikoi jetën gazetarëve dhe të qytetarëve të thjeshtë, në protestën e javës së kaluar, skenari sot ishte për të djegur goma.

Tentativa për ndezjen e gomave solli reagimin e menjëhershëm të policisë, e cila lëshoi gazin e fikëseve të zjarreve për të penguar zjarrin, veprim që solli acarim deri në sulm të protestuesve me veze e fruta drejt policëve, moment që u shënua gjatë fjalimit të Belind Këlliçit.   

Kjo u shoqërua me një sulm verbal ofendues nga Belind Këllici drej efektivëve të policisë të cilët thjesht po bënin detyrën që përmes shuarjes së flakëve të mos rrezikohej jeta e askujt, as e vetë Këlliçit që ishte vetëm pak metra larg gomave në flakë.

'Këta mercenarë që vetëm policë nuk mund të jenë. Këta mbeturina që vetëm policë nuk mund të jenë. Këta provokatorë që provokojnë protestuesit paqësorë.  Pusho o bandit kushdo që je duke folur. Ti i cili paguhesh për të shtypur qytetarët. Turp t’i vijë policisë së shtetit. Asnjë qytetarë nuk reagoi kundër policisë së shtetit. Të nderuar qytetarë protestues ju ftojmë të vijojmë betejën tonë.

Këlliçi harroi se falë ndërhyrjes së policisë në protestën e kaluar u arrit që molotovi që u hodh mes gazetarëve dhe militantëve të mos përfundonte në tragjedi. Ndërkohë policia është treguar tepër e kujdeshme ndaj cdo veprimi, duke respektuar të drejtën e protestës të cilët organizatorët e Rithemelimit kur e marrin lejen thonë se do të jetë paqësore por më pas shoqërohet me tym e flakë e molotovë duke rrezikuar jetën jo vetëm të policëve por dhe të vetes së tyre. 

Ora 13:10
Gjin Gjoni i Berishës i bashkohet Rithemelimit në protestën kundër Veliajt! Ish gjyqtari sheik larg tymit e flakëve të gomave për të mos u bërë pis

1717498396_gjingjoni.jpeg

Foto: Gjin Gjoni ne protesten e Rithemelimit para bashkisë së Tiranës 

Gjin Gjoni, ish gjyqtar milioner që dha dorëheqjen nga  drejtësia, duke mos pranuar hyrjen në vetting hyri në politikë me partinë e Berishës.

Si kryetar i Rithemelimit të Lezhës ishte sot për tu solidazuar me militantët e ish kryeministrit Sali Berisha, në protestën e organizuar paraditen e sotme para bashkisë së Tiranës.

Ai është fotografruar nga fotografi i LSA-së, Malton Dibra krah deputetes së Lezhës Lindita Metalia pranë bashkisë ku dhe po mbahej protesta.

Gjin Gjoni duket që ka shkuar në protestë për tu dukur, nuk mbajti asnjë fjalë, madje qëndroi dhe pak metra larg duket për të mos rrezikuar jetën, apo dhe për të mos thithur tymin e zi të shkaktuar nga djegia e gomave të militantëve apo të bënte pis këshimën 'firmato'

1717498416_gjingjoni.jpeg

Ora 12:54
VIDEO/ Tym e flakë para bashkisë/ Momenti kur militanti i maskuar i Rithemelimit hedh shishet me benzinë brenda gomave

 

Militantët e Rithemelimit ndryshuan skenar sot. Në vend të molotovëve dogjën goma para bashkisë. Njëri prej militantëve për të nxitur edh më tej flakët shihet duke hedhur shishe me benzinë brenda  gomave

Fatmirësisht protesta nuk pati të lënduar vetëm ndotja e ajrit që u shkaktua nga tymi i madh dhe flakët nga djegia e gomave.

Ora 12:29
FOTO/ Rithemelimi risjell “Astirin”, flasin për ndotjen e mjediset dhe djegin goma në mes të Tiranës, duke bllokuar 300 mijë mjete

1717496912_gomat.jpg

Militantët e dhunshëm të opozitës kanë “harruar” molotovët sot dhe në vend të tyre kanë djegur goma të përdorura para godinës së Bashkisë së Tiranës, duke rikthyer edhe një herë situatat te zona e Astirit, kur bllokonin rrugën dhe trafikun e gjithë qytetit.

Rreth 30 personat që morën pjesë sot në protestë, kanë bllokuar qarkullimin për rreth 300 mijë mjete që lëvizin në Tiranë, duke djegur goma.

Ora 11:57
VIDEO me dron/ Një grusht militantësh të Rithemelimit e PL në protestën para Bashkisë së Tiranës

 

Kjo video me dron tregon pjesëmarrjen e ulët në protestën para Bashkisë së Tiranës. Vetëm një grusht militantësh i janë përgjigjur thirrjes së Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë për të protestuar.

Të gjitha protestat e opozitës kanë përshkallëzuar në dhunë e disa protestues janë vënë në hetim për hedhjen e bombave molotov duke rrezikuar jetën e efektivëve të policisë.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Niku: 04/06/2024 20:57

    Don Gjini do livadhisi e ca kohe si kapadai, pastaj do dali i semur me zener kur ti mblidhet laku nga amerika jo nga keta ketu te perlyerit...

    Përgjigju
  • AltinTop: 04/06/2024 18:07

    Spaku-u ju pret…kini durim.

    Përgjigju
  • HAJDAR KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 04/06/2024 15:28

    Po pse mos të protestoi xhin xhoni kapartoni ai vodhi sa deshi e u bë miljoner me euro e si hyri gjëmb në këmb. Me një fjal ai thot un hajduti flliqur bëj çfar të dua. E ka të drejt se ska shtet.

    Përgjigju
  • Hashm: 04/06/2024 13:02

    Mirë ja bojnë të djegi çfarë tju dalë përpara,kur policia i arreston dhe plepistat,gje gjygjtarët pa kaluar vetingun me urdhër të non gratës që është mësuar veç për djegur dhe shkatërrim mendon! i lëshojnë me urdhër paraqitje ose arres shtëpie që akoma krimineli Berisha i ka në kontroll.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?