Tensionet në veri të Kosovës, protestë te ambasada serbe në Tiranë: Të ndalen provokimet nga serbët

16 Dhjetor 2022, 11:27| Përditesimi: 16 Dhjetor 2022, 17:49

  • Share

Një grup aktivistësh, u mblodhën para ambasadës serbe në Tiranë dhe kryeministrisë, duke protestuar kundër tensioneve mes Serbisë dhe Kosovës, në Mitrovicë. Me pankarta në duar, e me thirrje Mitrovica është Shqipëri, ata bënë thirrje që të tërhiqin barrikadat  e vendosura në Veri, si dhe të ndalen provokimet dhe racizmi ndaj shqiptarëve të Kosovës.

“Jeni përpara faktit të kryer që Kosova është Shqipëri”, tha një protestues.

“Qëndrimi i qeverisë Serbëve është agresor, luftënxitës”, tregoi një tjetër.

“Hiqni dorë nga lufta, uluni për paqen”, tregoi një tjetër.

“Serbët duhet të heqin dorë nga provokimet. Jo sa herë kemi një Rusi agresive, Serbëve duhet të ju ngrihen “puplat” për të marrë iniciativa që mund ti vihet flaka Ballkanit”, u shpreh Lurian Mena, nënkryetar i Partisë Lëvizja e Legalitetit.

Protestuesit shkojnë dhe më tej. Nëse tensionet do të  përshkallëzohen, protestuesit u shprehën të gatshëm për të luftuar në mbrojtje të Kosovës.

"Lufta juaj do ju kushtojë dhe më shumë po e vazhduat”, tha një protestues.

“Jemi të bashkuar si komb. Shqipëria dhe djalëria e Shqipërisë është gati në çdo rast. Ne vëllezërit e tyre jemi të gatshëm të shkojmë kudo që thërret atdheu. Njeriu për atdheun jep dhe jetën”, tha një tjetër.

Tensioni mes Kosovës dhe Serbisë, ka nisur që më datë 10 dhjetor, ku policia e Kosovës arrestoi ish-pjesëtarin e këtij institucioni, Dejan Pantiç, nën dyshimet se ishte përfshirë në sulmet kundër zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në dhe atyre policore në Veri. Pas protestës para ambasadës së Serbisë, ata marshuan drejt kryeministrisë. 

Kjo protestë vjen pas situatës së tensionuar në veri të Kosovës. Disa serbë, që nga data 10 dhjetor ngritën barrikada dhe bllokuan rrugët që të çojnë drejt pikave kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak. Këto veprime i ndërmorën pasi policia e Kosovës arrestoi ish-pjesëtarin e këtij institucioni, Dejan Pantiç, nën dyshimet se ishte përfshirë në sulmet kundër zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës dhe atyre policorë.

Ora 12:07
‘Jemi një’, ‘Pa u vra tradhtia nuk bashkohet Shqipëria’, mesazhet e protestuesve para ambasadës së Serbisë në Tiranë (FOTO)

Në protestën para ambasadës së Serbisë në Tiranë nuk kanë munguar mesazhet e qytetarëve. ‘Jemi një’, ‘Pa u vra tradhtia nuk bashkohet Shqipëria’ , ‘Nuk dorëzohemi për së gjalli’, ‘Lirinë nuk jua solla unë por e gjeta mes jush’ janë disa shprehje që kanë zgjedhur protestuesit, mes të cilëve nuk mungoi dhe flamuri autokton.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?