Tentativa për grabitje në Prush të Tiranës, disa persona të dyshuar! Pamjet e kamerave po krahasohen me ato të grabitjeve të tjera

11 Dhjetor 2023, 11:08| Përditesimi: 11 Dhjetor 2023, 12:37

  • Share

TIRANË- Hetuesit e Komisariatit nr. 6 kanë tashmë disa persona të dyshuar në lidhje me autorët e grabitjes me armë të 9 dhjetorit në Prush të Tiranës. Megjithatë, burime pranë bluve bëjnë me dije se akoma nuk ka një identifikim të plotë të tyre që i lidh me provat.

Për të shkuar drejt një konfirmimi, hetuesit po kryejnë verifikime dhe krahasime të pamjeve të kamerave të sigurisë edhe të ngjarjeve të mëparshme, sidomos të argjendarisë në Kamzë, e grabitur më 28 nëntor, në bazë të gjatësisë dhe karakteristikave të tjera trupore.

Në kontrollet e nisura menjëherë pas ngjarjes, deri më tani autorët nuk janë konstatuar. Burimet bëjnë me dije se kontrolle janë kryer nëpër banesa të braktisura, magazina dhe lokacione ku ka pasur dyshime se mund të fshihen autorët.

Në shtëpinë e Gani Himës, në Prush të Tiranës, hynë 5 grabitës. Dy prej tyre të armatosur me kallashnikov, qëlluan edhe në drejtim të patrullës së policisë e cila mbërriti në vendin e ngjarjes ndërsa efektivët  iu kundërpërgjigjën me armë. Grupi i grabitësve për ti shpëtuar ndjekjes së policisë u nda në dy pjesë, ky dy prej tyre  u larguan përmes një zone malore e të pyllëzuar.

Një deshmitar ka treguar se ata e mbanin zbrapsur patrullën e policisë duke shtënë me armë në ikje. Ndërkohë, 3 të tjerët u futën në një 'audi' të bardhë me targa të fallsifikuara. Në tentativë për të ikur grabitësit ndeshën rezistencën e policisë ku njëri prej uniformave blu u përplas nga makina e garbitësve që arritën të largoheshin pa gjurmë.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • TONI TIRANE: 12/12/2023 16:01

    Plumbin kokes qenave

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?