Shkelqim Kastrati

Tentoi të vriste rojen në një klub nate në Gjermani, ekstradohet nga Rinasi 23-vjeçari kosovar

5 Shkurt 2021, 13:29| Përditesimi: 5 Shkurt 2021, 13:41

  • Share

Është ekstraduar drejt Gjermanisë i arrestuari Shkëlqim Kastrati, i cili ishte në kërkim nga autoritetet gjermane prej 4 vitesh, pasi ka tentuar të vrasë rojen në një klub nate.

Gazetari i Report TV Arsen Rusta raporton se Shkëlqim Kastrati, 23 vjeç me origjinë nga Kosova, është ekstraduar ditën e sotme drejt Gjermanisë.

Kujtojmë se në fund të dhjetorit Gjykata e Lartë Shqiptare, vendosi të miratojë ekstradimin në Gjermani të Kosovarit, Shkëlqim Kastrati, i cili rezulton të jetë shpallur në kërkim prej dhjetorit 2017 nga gjykata e Villingenit në Gjermani, pasi rezulton se ai ka kryer veprën penale të “Vrasjes me dashje” mbetur në tentativë.

Sipas dosjes hetimore, Shkëlqim Kastrati me origjinë nga Kosova, është implikuar në një ngjarje të rëndë në Gjermani, ku si pasojë e një konflikti me punonjësin e sigurisë së një klubi nate, e ka qëlluar këtë të fundit me pistoletë duke e dëmtuar rëndë. Fatmirësisht punonjësi i sigurisë ka mundur t'i shpëtojë sulmit me armë, për shkak se në trup mbante të veshur një jelek antiplumb.

Ndërkohë pas krimit të rëndë, Shkëlqim Kastrati, është larguar menjëherë nga Gjermani, duke u strehuar në Shqipëri. Autoritet e drejtësisë nxorën mandat arresti për Kastratin, por nuk mundën ta lokalizonin dhe arrestonin brenda territorit Gjerman. Shkëlqim Kastrati u arrestua nga Policia Shqiptare në muajin Maj 2019, ku ndalimi i tij është kryer në ambientet e një palestre fitnesi. Ndërkohë gjatë kontrollit në banesën me qira ku jetonte Kastrati në rrugën e Durrësit, policia e Tiranës, i gjeti dhe sekuestro një armë zjarri, plumba dhe një sasi kanabis.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?