Tentoi të kalonte kufirin me armë zjarri, pranga 25-vjeçarit nga Kosova në Morinë

7 Shtator 2020, 16:50| Përditesimi: 7 Shtator 2020, 16:52

  • Share

Një 25-vjeçar nga Kosova është arrestuar në kufirin shqiptar pasi është kapur me një armë zjarri pa leje me vete dhe municion luftarak. I riu D.D., nga Istog i Kosovës po tentonte të kalonte pikën kufitare të Morinës drejt vendit të tij, por përfundoi në pranga pasi u kap me armë zjarri tip "Zastava" dhe municion luftarak.

Mjeti me të cilën udhëtonte 25-vjeçari tip "Citroen" është futur në vijën e dytë të kontrollit të imtësishëm, në çantën e dorës së këtij shtetasi, iu gjet një armë zjarri tip "Zastava" dhe fishekë luftarak.

Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprime të mëtejshme.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?