VIDEO/ Tentoi të korruptojë policët me 1 mijë lekë, i dështon plani të riut me ‘Porche’: Më fal shef, më fal

5 Dhjetor 2021, 15:16| Përditesimi: 5 Dhjetor 2021, 15:20

  • Share

TIRANË- Kontrollet e policisë rrugore në Tiranë kanë çuar në pranga 6 persona pasi pas testit të alkoolit u konstatua se po drejtonin mjetet në gjendje të dehur. Për të njëjtën arsye janë vënë nën hetim 12 shoferë, ndërsa 4 të tjerë janë vënë nën hetim pasi po drejtonin pa leje drejtimi.

Një 24-vjeçar është vënë nën hetim pasi me një mjet tip “Porsche”, ka tentuar të korruptojë me 1 mijë lekë punonjësit e policisë për të mos bërë testin e alkoolit me drager. Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale "Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike".

“Kërkohet informacioni i mjetit dhe jo këto që jepni ju, në rregull”, thotë polici.

 “Më fal shef, më fal”, tha i riu.

Policia ka ushtruar kontrolle edhe në rrugën e ‘Arbrit’, ku janë vendosur 14 masa administrative për shpejtësi mbi normat, por nuk u është pezulluar leja e drejtimit.

Po gjatë 24 orëve të fundit janë ndëshkuar me masë administrative  për gara shpejtësie dhe mos rregullim shpejtësie në qendrat e banuara 6 drejtues mjetesh, 8 drejtues mjetesh për zhurma shqetësuese nga mënyra e drejtimit të automjeteve sportive, 11 për errësim të xhamit parapritës, 79 drejtues mjetesh për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit, automjete të ndryshme për qëndrim dhe pushim, në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit.

Po si rezultat i kontrolleve nga shërbimet e Policisë Rrugore, janë kapur dy shtetas të shpallur në kërkim policor, ku në përfundim të veprimeve janë proceduar penalisht për vjedhje dhe lëndë narkotike.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor që të shmangin aksidentet.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?