'Suksesi' i SPAK, tentoi të korruptojë policin me 1000 lekë, qytetari dënohet nga GJKKO me 120 orë punë në komunitet (VIDEO)

19 Nëntor 2020, 12:30| Përditesimi: 19 Nëntor 2020, 14:41

  • Share

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dënoi me 120 orë punë të detyrueshme në komunitet Vilson Meminin, pasi ky i fundit ka tentuar të korruptojë një polic.

Ai u mor si i pandehur nga SPAK, për tentativën e korruptimit të një efektivi policie duke i dhënë këtij të fundit 1000 lekë.

Memini u shpall fajtor për “korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë detyrë publike”.

Gjykata e Posaçme është ngritur për të gjykuar veprat penale të korrupsionit dhe të krimit të organizuar, si dhe akuzat penale kundër Presidentit të Republikës, Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit, anëtarit të Këshillit të Ministrave, gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, Prokurorit të Përgjithshëm, Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Kryetarit të Bashkisë, deputetit, zëvendësministrit, anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, apo edhe akuzat ndaj ish-funksionarëve të mësipërm. 

Ky vendim i dhënë ditën e sotme kundrejt një qytetari që tenton t'i japë rryshfet një polici është paksa jashtë asaj se çfarë kjo gjykatë pritet të gjykojë, pasi në thelb të saj pretendohet të jenë gjykimi i çështjeve të korrupsionit në nivelet e larta, dhe përmirësimi i cilësisë së gjykimit të cështjeve të krimit të organizuar.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pjeter: 19/11/2020 20:44

    Ah bravo SPAK,jo me kot ju paguajme aq shume,te merreni me keto lloj krimesh,kurse LlaLlushit i hoqet sekuestron e pasurive 1 mil euro.Jeni shume aktive kunder korrupsionit,nuk po lini polic ne kembe te korruptohet me 10 mije lek.Ato milionat e Lulit,Llalles,Atyre te gjirit te Lalsit,ish ministrave, ish gjykates,ish prokurore,ish kryetare bashkish,ish komunare,qe nga hiçi, u bene me pasuri marramendese,ashtu,si me magji,jo,keto ju nuk i shifni,as keni degjuar,dhe as nuk doni te flisni,per keto lloj punesh,ju te SPAKUT,nuk keni kohe,jeni te zene me krime me te renda si ky i artikuulit ne fjale.Zhgenjim komplet.

    Përgjigju
  • Shoku: 19/11/2020 15:59

    Hajde Spak Hajde, po kete pendthym gjetet per gjobe e ore pune,Llalla me 5milion euro korrupsion doni ta denoni vetem 3 vjet

    Përgjigju
  • Ripjellja: 19/11/2020 14:00

    Korrupsion te madh shume po lufton

    Përgjigju
  • Berti: 19/11/2020 13:27

    E pse duhet ta nxirni ju me emer mbimer? Apo si fletrrufe, hajde loçk hajde

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?