Tentoi të trafikonte armë në Kosovë, arrestohet tropojani! Sekuestrohen automatikë dhe municion luftarak, do ekzaminohen nëse janë përdorur në ngjarje kriminale

20 Shkurt 2022, 09:54| Përditesimi: 20 Shkurt 2022, 15:07

  • Share

Një 34-vjeçar nga Tropoja është arrestuar pasi ka tentuar të trafikonte armë drejt Kosovës. Ai është arrestuar gjatë operacionit "Shoshan”, ndërsa iu sekuestruan 3 armë zjarri dhe municion luftarak.

34-vjeçari S. D., u kap në flagrancë gjatë kohës që me automjetin e tij "Volksëagen", po transportonte dy  armë zjarri automatikë,  1 armë zjarri pistoletë tip "Glock" dhe sasi municioni luftarak, në aksin rrugor Shoshan-Bajram Curri, në vendin e quajtur "Ura e Shtrenjtit" që kishin si destinacion përfundimtar Kosovën.

Armët e sekuestruara do dërgohen  në Institutin e Policisë Shkencore në Tiranë për ekzaminime të mëtjeshme, nëse këto armë janë përdorur në ngjarje kriminale të ndodhura më parë.

Ndërkohë që policia vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e  personave të tjerë, të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

I.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?