BERAT- Një 56-vjeçar, banues në fshatin Drizë në qyteten e Kuçovës, është kapur gjatë natës së djeshme nga shërbimet e policisë së Komisariatit të Policisë Kuçovë, në përpjekje për të vjedhur në një dyqan. Ngjarja ka ndodhur në një dyqan në lagjen "11 Janari", ku 56-vjeçari Xhezmi Liko, pasi ka hapur derën e jashtme, ka hyrë brenda dhe është përpjekur të hapë me forcë sirtarin e kasës ku mbaheshin lekët e xhiros së dyqanit.
Zhurma e bërë brenda në dyqan është ndjerë nga pronarët,të cilët kanë njoftuar policinë.Kjo e fundit ka organizuar punën dhe ka shkuar në vendngjarje,ku ka arrestuar në flagrancë 56-vjeçarin Xhezmi Liko. Hajduti, në pamundësi për të shqyer sirtarin e kasës së lekëve kishte vjedhur disa steka paketash si dhe fletoren e borxheve (veresijeve) të dyqanit.
Në videon e kamerave të sigurisë duket qartë sesi "skifteri" kuçovar hyn në biznes për të kryer vjedhjen.