Kishte ngarkuar makinën me viça dhe po tentonte t'i kontrabandonte në Kosovë, arrestohet në kufirin e Vërmicës shqiptari

10 Mars 2021, 10:36| Përditesimi: 10 Mars 2021, 10:42

  • Share

Një shtetas i Shqipërisë ka tentuar të kontrabandojë viça në Kosovë përmes pikëkalimit kufitar në Vërmicë ndërsa një motoçiklist ka tentuar të kalojë ilegalisht kufirin Shqipëri-Kosovë.

Policia e Kosovës në raportin 48-orësh ka njoftuar se rasti i parë ka ndodhur të martën në pikëkalimin e vjetër.

“Është ndaluar automjeti me targa të Shqipërisë me drejtues të dyshuarin mashkull shtetas i Shqipërisë dhe gjatë kontrollimit në automjet kishte pasur te ngarkuar gjashtë (6) viça (kafshë) për të cilët nuk posedonte asnjë dokument. Në konsultim me prokurorin automjeti me kafshët është sekuestruar dhe është iniciuar rasti, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”.- njofton policia.

Për rastin e dytë, policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar edhe shtetas tjetër të Shqipërisë, një motoçiklist pasi që i njëjti kishte tentuar ta kaloj ilegalisht kufirin Shqipëri-Kosovë.

“Raportohet se nga njësiti policor është ndaluar një motoçiklist pasi që i njëjti ka tentuar që përmes rrugëve ilegale të kaloj kufirin Shqipëri- Kosovë”, thuhet në njoftim. Policia bën të ditur se pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti shkon në procedure të rregullt. 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?