Kronikë

Tentuan të trafikonin 93 kg marijuanë nga liqeni i Shkodrës në 2018, arrestohet trafikanti dhe bashkëpunëtori i tij (VIDEO)

11 Maj 2021, 09:25| Përditesimi: 11 Maj 2021, 09:36

  • Share

Në trafikant droge i shpallur në kërkim që prej 2018 dhe bashkëpunëtori i tij janë arrestuar ditën e sotme në Shkodër. Në pranga ra Mervis Hysaj, 32 vjeç, i shpallur në kërkim pasi në 2018 së bashku me një tjetër kanë tentuar të trafikonin nëpërmjet liqenit të Shkodrës, një sasi prej 93 kg bimë narkotike të llojit marijuanë.

Ngjarja ka ndodhur në 2018 në vendin e quajtur “Syri i Kripës”, në fshatin Vukpalaj, Malësi e Madhe, Ku 32 vjeçari Hysaj së bashku me E. H. (i arrestuar në 2019 ), tentuan të çonin drogën në Malin e Zi, por u zbuluan.

Në pranga ka rënë edhe bashkëpunëtori i tyre Fabian Mezini, 22 vjeç, banues në Kamicë, Malësi Madhe, i cili akuzohet për veprën penale ”Përkrahja e autorit të krimit”.

Trafikanti dhe bashkëpunëtori janë kapur nga forcat Shqiponja në lagjen “Qemal Stafa”, Shkodër, duke qarkulluar së bashku në një automjet.

 Mervis Hysaj është dënuar në mungesë në 2018 me “Arrest në burg” për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, vepër do e vuaj dënimin tani.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?