Dy nga tre të rinjtë që plagosën me thikë vëllanë e oficerit të krimeve në Shkodër Vate Shpatin, janë lënë të lirë nga gjykata e Shkodrës. Shpati rezulton të jetë punonjës i grupeve të gatshme në Burgun e Malsisë së Madhe.
Vendimi është marrë tre ditë më parë nga gjyqtarja Izabela Radovani, e cila gjatë shqyrtimit të kërkesës së prokurorisë së Shkodrës, ka vendosur të lirojë nga qelia dy nga tre personat që plagosën me thikë, Vate Shpatin. I vetmi që ka mbetur në burg është Luigj Logu allias Luigj Martini apo Pjetër Thani. Ky person konsiderohet nga policia e Shkodrës si kontigjent kriminal dhe i dënuar disa herë jashtë Shqipëri, është i skeduar dhe tek rasti i çështjes penale që bën fjalë për kalimin e emigrantëve në Amerikë me viza falso. Ndërsa dy bashkëpuntorët e tij në këtë plagosje Aleks Martini, i cili është kushëri me Luigjin dhe Sokol Pali janë lënë në masën e “arrestit shtëpiak”. Por burime pranë policisë së Shkodrës thanë për “Shqiptarja.com” se dy personat Aleks Martini dhe Sokol Pali nuk qëndrojnë në arrest shtëpie por qarkullojnë lirshëm rrugëve të Shkodrës.
Gjatë seancës gjyqësore prokurori i çështjes i kërkoi gjyqtares Izabela Radovani të caktonte masën e sigurisë “arrest në burg” për tre personat e arrestuar, kërkesë kjo që është refuzuar nga gjyqtarja.Në dëshminë që ka dhënë Luigj Martini ka deklaruar para gjykatës se ai kishte qëlluar me thikë Vate Shpatin,dhe në momentin e goditjes kushëriri i tij Aleks Martini dhe shoku Sokol Pali, nuk kanë qënë në vendgjarje. Nisur nga kjo dëshmi, gjyqtarja ka zbutur masën e sigurisë për dy personat Aleks Martini dhe Sokol Pali, duke caktuar për ta masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Ndërkohë sipas dosjes së prokurorisë i dëmtuari i kësaj ngjarje të rëndë Vate Shpati ka qënë duke pirë kafe me kushëririn e tij Ndok Vuksani dhe aty ka ardhur duke u ulur në tavolinën e tyre Pjetër Thani dhe shoku i tij Sokol Pali, të cilët pasi kanë qëndruar disa minuta në tavolin e tyre, kanë nisur të shajnë dhe fyejnë dhe në këtë kohë ka ndërhyrë pronari i lokalit duke i nxjerrë jashtë nga lokali, Pjetër Thanin dhe Sokol Palin.
Mandej Vate Shpati, pasi ka mbaruar kafen, ka shoqëruar kushëririn Ndok Vuksani me makinën e tij për ta çuar në banesë. Gjatë rrugës për në banesë Pjeter Thani ose Luigj Martini, i shoqëruar edhe nga vëllai i tij, Aleks Martini dhe shoku i tyre Sokol Pali dhe një person tjetër, i cili po e priste në këmbë me makinën e ndezur për ti transportuar nga vendngjarja, kanë nxjerrur thikat dhe kanë tentuar për ta vrarë duke i shkaktuar plagë në duar dhe në trup, ku dy prej tyre kanë qënë në krahun e majtë, pikërisht afër zemrës së të dëmtuarit Vate Shpati.Nga ky sulm rezulton se Shpati ka marë 5 plagë dhe teksa ndodhej i plagosor dhe i mbuluar në gjak, ka telefonuar vëllain e tij, i cili është OPGJ i krimve të Rënda në Drejtorin e Policisë Shkodër, duke e njoftuar se është plagosur.
Ndërkohë i vëllai polic, ka njoftuar shërbimet e policisë dhe ambulancën për të ardhur në vendgjarje dhe autorët kanë ikur dhe janë fshehur. Njëri nga autorët Sokol Pali është ndaluar ditën e krimit nga policia e Shkodrës, ndërsa dy vëllezërit Aleks Martini dhe Pjetër Thani apo Luigj Martini, janë dorëzuar në polici të nesërmen e ngjarjes. Prokuroria e Shkodrës ka kërkuar të qëndrojnë në burg të tre autorët për vrasje të mbetur në tentativë në bashkëpunim ndërsa gjykata në kundërshtim me të gjitha rrethanat i ka liruar dy prej autorët, duke ju caktuar masë sigurimi "Arrest shtëpi" për Aleks Martinin dhe Sokol Pali, ku që të nesërmen janë parë në qytet duke qarkulluar lirshëm.