Shtyhet Atalanta - Como

'Tërbohet' moti në Bergamo, rebeshi shtyn Atalanta - Como

24 Shtator, 09:01| Përditesimi: 24 Shtator, 09:04

  • Share

Atalanta dhe Como duhet të përmbyllnin raundin e pestë në Serie A. Dueli i programuar për të hënën në orën 20:45 nuk u zhvillua, duke u shtyrë me 24 orë.

Këtë të martë po në orën 20:45 skuadrat do zbresin në fushë, ndërsa arsyeja e shtyrjes ishte një rebesh shiu që zgjati për disa orën në zonën e Bergamos në Itali.

Arbitri Tremolada doli disa herë në fushë me dy kapitenët, ndërsa topi nuk lëvizte në tapetin e stadiumit. Reshjet e dëndura krijuan pellgje uji në fushë dhe pas një pritje më shumë se një orë nga orari i ndeshjes, gjithçka ishte e pamundur.

Kësisoj, dy klubet duke u udhëzuar me arbitrat dhe delegatët e ndeshjes u dakordësuan që dueli të shtyhej me 24 orë. Berat Gjimshiti në këtë duel ishte projektuar nga minuta e parë, gjë që do ndodhë sot në 20:45.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?