‘Tërmet’ në drejtësi, hapen të gjitha dosjet e lirimit të të dënuarve nga burgu me kusht! ILD në kërkim të shokëve të Enkelejda Hoxhës

20 Shkurt 2021, 15:33| Përditesimi: 20 Shkurt 2021, 16:34

  • Share

Krahas goditjes së grupit të Krujës nga SPAK, në zyrën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë Artur Metani aktualisht janë hapur dhe po shqyrtohen dosjet e ‘nxehta’ të lirimit me kusht të të burgosurve të rrezikshëm, disa prej tyre të dënuar me burgim të përjetshëm për krime të rënda, por që sot kanë lënë qelitë ose kanë nisur lëvizjet për të fituar lirinë. Bazuar në një vendim të posaçëm të datës 11 shkurt 2020, fillimisht, Inspektorati i Lartë të Drejtësisë, u ka kërkuar gjykatave që të paraqesin dosjet e shqyrtimit të kërkesave të të dënuarve, për t’u liruar me kusht nga burgu. Kreu i ILD-së Artur Metani, përmes këtij dokumenti të ditëve të fundit, informon Kuvendin se aktualisht po shqyrtohen materialet e referuara nga gjykata për lirimet me kusht të të dënuarave. 

Zyra e Inspektorit të Lartë do të hetojë praktikën e ndjekur për çdo kërkesë për lirim me kusht, rolin e prokurorit dhe gjyqtarit, ku për çdo rast shkelje, do të nisë procedimin disiplinor. Lëvizja e ILD-së vjen pas denoncimit nga media të praktikave skandaloze të lirimit nga burgu të krerëve të bandave dhe vrasësve të shumëfishtë, sidomos gjatë tre viteve të fundit, por hapja dosjeve të lirimeve nga burgu përkon edhe me aksionin e fundit të SPAK, ku u arrestua në sallën e gjyqit gjyqtarja Enkelejda Hoxha, teksa po lironte të dënuarin e radhës për vrasje, në këmbim të 12 mijë eurove.

Gjyqtarja Enkelejda Hoxha konsiderohet edhe si ‘simboli’ i fenomenit të zbrazjet së qelive nga të dënuarit. Nga viti 2017, Hoxha liroi nga burgu Genc Tafilin, Ilir Pajën, Hekuran Billën dhe Endrit Doklen, ndërsa ishte në hapat e fundit për të liruar Saimir Petanin, që të gjithë të dënuar me burgim të përjetshëm dhe 25 vite burg. Por, Hoxha nuk është e vetmja protagoniste e biznesit të lirimit të të dënuarve nga burgu, bazuar në raporte fiktive dhe manovrave të ndryshme. Janë rreth 30 gjyqtarëve të niveleve të ndryshme, të cilët kanë marrë pjesë në lirimit nga burgu të të dënuarve me burgim të përjetshëm apo me 25 vite burg, në mënyrë të dyshimtë. 

Në 12 shkurt të këtij vitit, kreu i ILD, Artur Metani, u dha një mesazh të qartë gjyqtarëve të përfshirë në biznesin e zbrazjes së qelive, teksa tha se “Ajo që dua t’i them sistemit është që vërtetë Inspektori I Lartë I Drejtësisë nuk mund të jetë çekan mbi kokat e gjyqtarëve dhe prokurorëve për të prekur pavarësinë e tyre, por nuk ka shans më, që shkeljet e tyre ligjore të shkojnë pa u ndëshkuar. Secili të bëjë llogaritë e veta tani”.

Dokumenti i ILD për hetimin e rasteve të lirimit me kusht

Komento

Komente

  • Like: 21/02/2021 06:49

    ILD te shikoj dhe pseudo politikanet injorante, qe duke perkrahur keta gjyqrare, duke vjedhur e shkaterruar kane vrare ne te njejten kohe gjithe Shqiperine

    Përgjigju
  • dulja: 21/02/2021 06:16

    bravo Spake keputini te gjithe keta llumi i vendit hyy plera shkatrruate vendin ju

    Përgjigju
  • Tarasbubla: 21/02/2021 05:57

    Gjynaf kete Gjyqtaren e Elbasanit qe e perfshini me keta hajdutet se ajo eshte shume e ndershme. Une kam bere dy gjyqe me te dhe shume e ndershme dhe korrekte

    Përgjigju
  • Iris: 21/02/2021 00:46

    Duhet filluar me heqjen e ligjit per denimin e shkurtuar me 1/3 ,pastaj me leshimet e tjera.

    Përgjigju
  • Bujari: 20/02/2021 20:41

    KETA PISA GJYQTARE DUHEN VARUR NE LITAR,,,,a lirohen kriminelet qe kane marre jete njerezish,,,po keta familjaret e te vrareve nga kriminelet si durojne nuk e kuptoj,,,qe nuk marrin hak per familiaret e tyre....

    Përgjigju
  • Bete: 20/02/2021 20:16

    Mire do jete po te shohim. Asnjerit si hyn gjemb ne kembe te denuarit jane te gjithe jashte. Cfare pritet pastaj nga policia edhe po te kete vullnet? Jashte qe jashte mos u ngaterro me mire

    Përgjigju
  • Rakipi: 20/02/2021 19:32

    per te mbeshtetur kete nisme te inspektoriatit mendoj se duhet. Je mbeshtetje popullore Duke organizuar mitingje masive popullore nga shoqeri civile Dhe te kerkojme qe te mos humbet kohe ne hettimin e ketyre mostrave. Shoqeria civile e vertete menjehere pas zgjedhjeve duhet te filloje organizimi i protestave apolitike dhe per llogaridhenien e hajduteve te drejtesise.

    Përgjigju
    • dulja: 21/02/2021 06:18

      shume e drete,poshte plerate e kombit

  • Vlonjati: 20/02/2021 17:03

    Zoti Metani!Suksese ne detyren e re dhe meritoni nje bravo te madhe qe po beni me ndergjegje te larte e me perkushtim misionin tuaj te larte qe te pastrohet sistemi i drejtesise nga keta "kriminele me kollaro te bardha".Pa dashur te nderhyj e t'ju jap mend do te deshiroja te ve ne kujtesen tuaj rastin e bujshem dhe skandaloz qe u pasqyrua gjeresisht dhe ne shtypin e perditshem ne gjykaten e Vlores,kur gjyqtari Arqile Basho me metodat e tij mafioze ne Tetor 2017 permbysi vendimin "arrest me burg" te dhene nga nje tjeter gjyqtar ne "detyrim paraqitjeje"per kontrabandistin Rakip Arapaj e disa ton droge te kapur ne Llakatund te Vlores dhe pasi mori cekun bosh te paplotesuar qe ta vendoste ai vete shifren e parave i nxorri nga burgu ne "arrest shtepie".Kuptohet qe me pas ata iken ne drejtim te paditur dhe vazhdojne te lire aktivitetin e tyre kriminal kurse ky mafioz gjyqtar shijon prej disa vitesh milionat e marra nga ata.Nga gjykata e Vlores u liruan 9 prej kontrabandisteve te droges me justifikime feminore...!!!Dhe kur gjykata e apelit vendosi ta riktheje ne burg Arapajn,ai kishte lene pendet...keshtuqe kishte mbetur vetem ti hante m.... gjyqtarit mafioz Arqile Basho!

    Përgjigju
  • Xhustiniani: 20/02/2021 16:53

    Gjyqtarët e Kursit të Plepave në Durrës!..me në krye Argitën e Saliut

    Përgjigju
  • Tirona: 20/02/2021 15:47

    Ky Termet ne Drejtesi do te thote qe Alija , Hajdari , Gjoni dhe te tjere gjyqtare te korruptuar te bashkohen ne burg me shoqen e tyre Enkelejda Hoxhen. Mire beni qe do ti fusni ne Burg po me pasurite e tyre cfare do te behet a mos vall do ti gezojne femijet e tyre duke qene te ulur edhe ne karriken e Kuvendit

    Përgjigju
    • kaso: 20/02/2021 16:56

      Bravo, por te ndiqet gjithe zinxhiri i vendimeve qe kan cuar ne lirimin final.

  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?