Tërmet në Turqi! Ja sa ishte magnituda

18 Prill, 18:04| Përditesimi: 18 Prill, 18:12

  • Share

Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi ditën e sotme provincën veriore turke të Tokatit.

Lajmin e ka bërë me dije autoriteti turk i menaxhimit të fatkeqësive dhe emergjencave (AFAD).

Nuk dihet akoma nëse ka të lënduar apo dëme materiale.

“Në orën 18:11, një tërmet ka ndodhur në lagjen Sulusarai të Tokatit. Thellësia llogaritet të ketë qenë në 5,99 kilometra”, shkruan AFAD.

Ndërkohë që edhe Ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya me anë të një postimi në X tha se, “ekipet nga AFAD dhe të gjitha ekipet e institucioneve përkatëse shkuan në vendngjarje”.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?