Tërmetet/ Gjeologu Ylber Muceku tregon 3 zonat më aktive në Shqipëri (VIDEO)

4 Dhjetor 2019, 12:26| Përditesimi: 4 Dhjetor 2019, 12:43

  • Share

“Shqipëria është një vend sizmik, prandaj ne duhet që të mësojmë të bashkëjetojmë me tërmetet”. Kështu shprehet gjeologu Ylber Muceku për kamerën e “ReportTV”, teksa na rrëfen tërmetet që kanë përshkruar vendin tonë në vitet 1905, 1930, 1979 në Shkodër edhe këtë të fundit, në datë 26 nëntor 6.4 magnitud i shkallës rihter, ku u shuan 51 jetë edhe ka lënë pas dëme shumë të mëdha materiale.  

 “Historikisht në Shqipëri ka pasur tërmete. Në Durrës që në vitin 58 pas Krishtit ne njohim tërmete të tilla, por përveçse kësaj në vitin 1905 kemi një tërmet në Shkodër, që është 6.5magintud i shkallës rihter.  Po ashtu sërish të Shkodër në vitin 1930 një tërmet të tillë afërsisht, edhe në vitin 1979, Shkodra edhe gjithë Shqipëria ka përjetuar goditjen më të madhe në lidhje me tërmetet me magnitud 6.9, por ka edhe shkencëtarë që thonë 7.2”, shprehet gjeologu Ylber Muceku.

Ndërsa, sa i përket zonave më aktive në Shqipëri, referuar edhe historikut të tërmeteve Muceku ndalet tek tre prej tyre.

“Është ultësia pranë Adriatikut, që nga derdhja e Bunës deri në Vlorë. Është një brez tjetër që është shtrirjen Veri, Perëndim-Juglindje. Është një brez tjetër që është në shtrirjen Veri-Jug, Peshkopi-Ohër Korçë. Kemi edhe dy breza të tjerë që janë tërthorë, Shkodër-Ulqin-Shkodër deri në Pejë. Tjetra është nga Vlora, në drejtim të Tepelenës”.

Teksa thotë që tërmetet është e vështirë që të parashikohen, por rreth 95 për qind e rasteve shoqërohen me pasgoditje

“Unë duke thënë se nuk jam ekspert i kësaj fushe, por jemi koleg me sizmologët, se jemi pjesë e shkencave të tokës, nga historia e rënies së tërmeteve, 95 për qind e tërmeteve janë shoqëruar me pasgoditje. Janë të rralla ato pasgoditje, që e kanë kaluar goditjen e madhe”.

Muceku, si ekspert në fushën e gjeologjisë-inxhinierike bën thirrje, që të gjitha ndërtimet që bëhen, të shoqërohen me studime gjeologjike edhe sizmiologjike, në mënyrë që të shmangen fatkeqësi të tjera.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Eri: 04/12/2019 14:21

    O ylber po tani kane perfunduar nderimet vec po ndertohen keto qe Jane shembur,SE nuk Ka bere vaki qe te shembet pallati I ri dyvjecar ne Durres dhe pse? Eshte cilesiae dobet inxhinjer Ylberi Pas viteve 90 nuk pati asnje llojikontrollu dhe u be cdo gje gabim gjithe ATA ndertime qe Jane bere neShqiperi te gjitha pa plan.Termeti eshte fuqi e mbinatyrshme por cilesia e punimeve vlen per te deshiruar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?