Rritja ekonomike në tremujorin e tretë të vitit të kaluar ka shënuar një shifër negative. Sipas statistikave zyrtare të INSTAT-it, ekonomia shqiptare ka shënuar një tkurrje të lehtë prej 0.15 përqindësh në periudhën tetor-dhjetor 2019, duke pasqyruar dukshëm efektin e tërmetit të nëntorit.
Në këtë mënyrë, rritja vjetore e Prodhimit të Brendshëm Bruto rezulton 2.2%, nga 4% në 2018-n, duke qenë kështu tendenca më e ulët që nga viti 2014.
Në këtë tremujor, aktiviteti i Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit pati një rënie me 1,59 %. aktiviteti i Industrisë, Energjisë dhe Ujit pati një rritje me 8,83 %. Ndikimin kryesor në këtë rritje e ka dhënë Industria nxjerrëse e cila ka shënuar një rritje me 11,69 %.
Aktiviteti i Ndërtimit pati një rënie me 14,77 %. Grupi i aktiviteteve Tregti,Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor pati një rritje prej 2,48 %. Grupi i aktiviteteve Informacioni dhe Komunikacioni u shfaq me rënie prej 0,07 %. Aktiviteti Financiar dhe i Sigurimit ka shënuar një rritje prej 9,84 %. Aktiviteti i Pasurive të Paluajtshme ka shënuar një rritje prej 6,67 %. Grupi i Aktiviteteve profesionale dhe Shërbime administrative u shfaq me një rënie prej 6.45 %.
Sipas INSTAT, Konsumi final i popullatës, i cili përbën peshën kryesore të shpenzimeve në ekonomi u rrit me 1,64 %. Eksportet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 9,85 %, ndërsa Importet e mallrave dhe shërbimeve u ulën me 0,77 %.