Tërmeti 4.8 ballë lëkund ndërtesat në New York, më i madhi në 40 vjet! OKB pezullon takimin për Gazën

5 Prill, 18:00| Përditesimi: 5 Prill, 22:49

  • Share

Një tërmet ka goditur shtetin amerikan New Jersey, duke lëkundur ndërtesat në New York City dhe zonat përreth.

Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara tha se epiqendra e tërmetit me magnitudë 4.8 ishte 7 km në verilindje të Stacionit Whitehouse, New Jersey. Tërmeti u ndje gjithashtu në Filadelfia, Pensilvani dhe Boston, Massachusetts. 

Përdoruesit e mediave sociale raportuan se e ndjenin tërmetin nga Philadelphia deri në New York dhe në lindje përgjatë bregut. Zyrtarët e qytetit të New York kanë njoftuar se kanë nisur hetimet nëse ka dëme materiale.

Një takim i Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Gazën në selinë në New York u ndërpre përkohësisht për shkak të tërmetit.

“A është ai një tërmet?”, tha përfaqësuesi i Save the Children, Janti Soeripto, i cili po fliste.

Një tërmet me magnitudë 3.8 goditi Buffalo, New Yorkun vitin e kaluar më 6 shkurt, por një tërmet i përmasave të sotme nuk ka ndodhur në zonë për 40 vjet.

Ora 22:49
Si kurrë më parë, edhe Statuja e Lirisë 'dridhet' nga tërmeti që goditi New Yorkun (Video)

1712350186_shba.jpg

Si kurrë më parë, Statuja e Lirisë në New York ka përjetuar lëkundjet, të cilat janë kapur edhe nga kamerat gjatë tërmetit 4.8 ballë.

Kujtojmë se statuja e bakrit, një dhuratë nga populli i Francës për SHBA-të, u projektua nga skulptori francez Frederic Auguste Bartholdi dhe korniza e saj metalike u ndërtua nga Gustave Eiffel.

 

Ora 22:20
FOTOLAJM/ Çahen rrugët nga tërmeti në New York

1712348594_termett.jpeg

Tërmeti me magnitudë 4.8 që tronditi Neë Yorkun gjatë ditës së sotme shkaktoi më shumë frikë se sa dëme materiale në zonë, ndërsa ekspertët e kanë konsideruar një fenomen të rallë. Siç shihet në fotoka pasur edhe çarje të rrugëve.

Ora 18:31
Pamje nga tërmeti në SHBA, momenti kur lëkundet ndërtesa e OKB-së (Video)

1712335015_okb.JPG

Janë publikuar pamjet e para brenda ndërtesës së Kombeve të Bashkuara gjatë një takimi në Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Gazën në selinë në New York që u ndërpre përkohësisht për shkak të tërmetit.

 

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • What??: 05/04/2024 19:21

    4.ca balle dhe tremen kaq shume? Wutt??

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?