‘Territorialja’, minoriteti grek kërkon më shumë autonomi! Shoqëria Civile: Problem menaxhimi i mbetjeve nga bashkitë

5 Korrik 2022, 14:42| Përditesimi: 6 Korrik 2022, 07:49

  • Share

Minoritetet, decentralizimi dhe efikasiteti ekonomik i njësive bashkiake ishte në fokus të debatit të Komisionit të Reformës Territoriale këtë të martë. Deputeti demokrat Xhelal Mziu akuzoi njësitë vendore se po keqmenaxhojnë të ardhurat, duke fryrë administratën.

‘Janë 6-bashki, të cilat nuk janë  të vogla, por hynë te Bashkitë e mëdha që mbi 50% e buxhetit u shkon për paga. Duhet rritur eficenca ekonomike’- tha Mziu.

Ndërsa përfaqësuesit e shoqërisë civile të pranishëm në komision, evidentuan disa nga problematikat që po hasin njësitë lokale. Gjatë diskutimeve  përfaqësues të organizatës OMONIA kërkuan më shumë autonomi vendore për minoritetin grek.

‘Sugjerojmë aplikimin e parimit të administrimit autonom të aspekteve sikundër ato, kulturor, etnik, linguistik e të tjera. Kjo vlen për komunitetin etnik grek.’- tha Vasil Kajo.

Anila Gjika nga ‘Co-Plan’, tha se puna në komision duhet të eci paralelisht me reformën për dencentralizimin e pushtetit lokal. Mihallaq Qirjo, një tjetër përfaqësues i shoqërisë civile tha se mbetet ende problem menaxhimi i mbetjeve në disa njësi administrative.

Komisioni për Reformën Territoriale për të dytën ditë radhazi vijoi seancat dëgjimore me shoqërinë civile dhe pritet që këto dëgjesa të mbyllen brenda kësaj jave. Sipas kalendarit të punës së këtij komisioni, javën e ardhshme pritet të zhvillohen seancat dëgjimore me institucionet lokale, si dhe ato qendrore.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?