Në komisionin për Reformë Territoriale po zhvillohet diskutime me përfaqësues të shoqërisë civile. Deputeti Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, anëtar i komisionit është përfshirë në një debat me Albana Dhimitrin Drejtore Ekzekutive në Institutin e Politikave Publike dhe Private. Sipas Dhimitrit 61 bashkitë u vendosën për të nxitur ekonominë dhe për të rritur investimet. Për eksperten e shoqërisë civile, nuk vlen rritja e numrit të bashkivë. Por sipas Mziut, ekspertja po bën hartim dhe jo analizë, apo t’u përgjigjet pyetjeve.
Mziu: Është rritur hendeku mes pagës në shtet dhe asaj tek privati. Mesatarja është diku 8%-8.25%, në Shqipëri diferenca është 24%. Pra në raport me BE, janë tre herë më shumë. Është dyfishuar numri i të punësuarve dhe fondit për pagat. Në 2014 u tha se taksa e pronës do ishte primare. Kauza që u përdor ishte që brenda mandatit të parë kjo do të kapte vlerë prej 0.8% në raport me GDP. Por sot jemi aty ku ishim para vitit 2014 dhe nuk u arrit kjo kauzë, pse nuk arrit të mblidhej kjo taksë? Lidhet me kadastrën? Lidhet me zgjedhjet?
Qëllimi kryesor në ndarjet territoriale ka si fokus që shërbimi të jetë pranë qytetarëve. Por kjo ndarje që kemi pas 2014-ës ka një disproporcion të shërbimeve, duke shpopulluar dhe njësitë vendore. Pse është jo i vlefshëm aspekti gjeografik? E fundit, nuk dëgjova opinionin tuaj në raport me pushtetin vendor që kemi sot. Pushteti vendor duhet të ketë pavarësi dhe në optikën time, pavarësia, autonomia e pushtetit lokal ka qenë më e cunguar se më përpara. Kishim 309 komuna, me një numër personali 10-15 punonjës. Ajo para publike në gjykimin tim nuk është përdorur në mënyrën e duhur. Fondi i pagave duhet gjykuar nga pikëpamja a administratës dhe shërbimeve publike që ofrohet nga ajo njësi administrative. Por, nuk mbahet thelbi i një reforme duke parë fondin e pagës. Rezultati është cilësia e shërbimit, pasi ai është derivati i fundëm, që jep përgjigje nëse është realizuar mirë apo jo reforma. Taksa e pasurisë është më mbledhur më shumë sesa ka qenë në vlerë absolute.
Dhimitri: Sot vlera e pronës është rritur. Sot bashkitë gjenerojnë më shumë të ardhura falë taksës së pasurisë nuk diskutohet. Se sa është në % pyesni Ministrinë e Financave, por në vlerë është më e madhe. Reforma ka ndikuar në këtë organizim të mirë dhe në mbledhje të të ardhurave. Pse u vendos 61 Bashki? Për të nxitur ekonominë e shkallës dhe për të rritur investimet. Naive të mendosh që Bashkitë janë vetëm për të mbledhur të ardhurat dhe për të asfaltuar rrugët. Ky është opinioni im si eksperte. Në Hollandë autonomia e pushtetit vendor është perfekte edhe pse kryetarët e bashkive janë të emëruar, jo të zgjedhur. Ulemi e ta diskutojmë në mënyrë konkrete bashki për bashki të shohim se ku çalon. Por jo të kemi rritje të numrit të bashkive, nuk vlen! Performanca e bashkive është shumë herë më e mirë se para 2014. Decentralizimi, ka patur rritje të funksioneve, por nuk jam ti shtohen hallet njësive lokale me elemente të shëndetësisë apo të tjera. Por le të shohim kush funksionon më mirë, si mund ti forcojmë këto pika që janë efikase.
Mziu kërkon fjalën: Ajo s’është shoqëri civile.
Denaj: Mos bëni zhurmuesin, lëre zonjën Dhimitri të përfundoj fjalën, pasi nuk është etike të flasësh mbi zonjën Dhimitri
Mziu: Unë ju drejtova me katër pyetje
Denaj: Lëre të mbaroj fjalën e saj...
Mziu: Po bën hartim, jo analizë dhe s’po i përgjigjet pyetjeve
Dhimitri: Pushteti vendor nuk është i pavarur, por duhet të jetë autonom. Se sa duhet të jetë autonom, hajde e diskutojmë. Duhet diskutuar funksion për funksion, shërbim për shërbim, e ardhur për të ardhur. Diskutimi nuk duhet të jetë me ngjyra politike, por me fakte.
Lajmi kryesor:
'Territorialja',ekspertja Dhimitri nga shoqëria Civile: Nuk vlen që të kemi rritje të numrit të bashkive! Deputeti PD: Ka njerëz që s’dinë pse marrin rrogën në bashki (LIVE)
M.Q./ReportTv.al