Testi i drogës për policët, Nano: Nuk kemi për qëllim terrorizimin e tyre! Asnjë masë penalizuese pa u bindur plotësisht nëse janë apo jo përdorues

10 Dhjetor 2021, 12:13| Përditesimi: 10 Dhjetor 2021, 12:38

  • Share

Në radhët e policisë vijon testimi i efektivëve për drogë, teksa ka patur jo pak pretendime se rezultatet nuk kanë qenë të sakta. Kreu i Policisë së Shtetit sqaroi sot në një deklaratë për mediat se është kryer vetëm faza e par e testimeve dhe se do të kryhen analiza toksike nga institucione shtetërore, që do të përcaktojnë përfundimisht nëse një efektiv është apo përdorues i lëndëve narkotike.

Sipas Nanos, qëllimi nuk është terrorizimi i Forcave të Policisë, por pastrimi i policisë, duke theksuar se nuk do të ketë asnjë masë penalizuese për efektivët deri në daljen e një rezultati përfundimtar.

Kryepolici nuk dha shifra për policët që kanë rezultuar pozitivë në testin e drogës, duke thënë se nuk do të krijojë konfuzion.

"Nuk ka për synim terrorizimin e Forcave të Policisë. Testi i drogës do zhvillohet sipas procedurave dhe nuk do ndërmarrim veprime penalizuese për asnjë punonjës policie pa u bindur plotësisht që ata janë përdorues. Nuk ka përfunduar testimi, është në fillim të saj. Ne duam të kemi polici të pastër dhe më pas do vijojë testimi nga institucione të tjera që do japin aktin përfundimtar për çdo punonjës policie që do të testohet. Nuk dua të jap asnjë shifër sepse nuk dua të krijoj konfuzion. Analizat janë zhvilluar në fazën e parë dhe do zhvillojmë përsëri analiza toksike nga institucione të mirëfillta shtetërore dhe në përfundim të procesit do të ketë informacione zyrtare", u shpreh ai.

Kujtojmë se vendimi për nisjen e testimeve për drogë në radhët e policisë u mor 2 javë më parë. Shumë efektivë që kanë rezultuar pozitivë kanë mohuar kategorikisht që kanë konsumuar lëndë narkotike, por dyshojnë se mund të kenë rezultuar pozitiv për shkak të përdorimit të ilaçeve për sëmundje të ndryshme. Ndërkohë pritet kryerja e të tjera analizave.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Liku: 24/12/2021 14:58

    Policet qe pijne ilace per semundje te ndryshme dhe rezultojne me test pozitiv duhet te dalin invalid mbasi nuk jane te afte te kryejne detyren.

    Përgjigju
  • Drejtor: 10/12/2021 12:52

    Po pra po z.drejtor. por mbase duhet te ndrrosh vendin ku i ben analizat sepse nuk ka 2 standarte. Ose je ose nuk je perdorues sipas analizes se bere. Ca eshte kjo pune. Njeher je ,njeher nuk je perdorues. Shif mo zotri mjeket qe i bejne edhe testet qe i bejne, se mbase ja fusin kot. Jepi secilit hakun qe i takon

    Përgjigju
  • Tirona: 10/12/2021 12:47

    Policet qe rezultojne pozitiv me testin e droges duhet te largohen nga rradhet e policise pa asnje diskutim,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?