Gjesti që rikthen buzëqeshje e shpresë! Vajzat dhurojnë flokë për të prekurat nga kanceri i gjirit: Çdokush nga ne mund të bëjë dikë të lumtur

30 Tetor 2022, 16:55| Përditesimi: 30 Tetor 2022, 17:07

  • Share

3 vite më parë humbi mësuesen nga kanceri i gjirit e sot Deni, 14 vjeç vendosi të dhurojë  flokët të saj, me besimin qe ndonjë vajzë a grua e prekur të buzëqesh.

“Arsyet për të cilat jam këtu sot. E para është se dua që në këtë mënyrë të bëj sadopak të lumtur një vajzë apo një zonjë e cila vuan nga kanceri I gjirit dhe arsyeja  e dytë është për shkak se në shkollën tone një zysh me emrin Sonila Totraku ka pasur këtë sëmundje dhe për fat të keq ka humbur jetën dhe dua ta bëj këtë akt në nder të saj.”- u shpreh Deni.

Dy motrat Ajsela dhe Alesja gjithashtu u bënë pjesë e kësaj kauze. Më shumë sesa flokët e tyre të gjata për to ka rëndësi shpresa e rikthyer tek gratë e sëmura nga kanceri i gjirit  

“Jam 9 vjeç e gjysmë kam ardhur së bashku me motrën me prerë flokët. Duhet t’I dhurojmë flokët që t’I bëjmë të tjerët të lumtur.”- thanë ato.

Edhe mjekët, ata të cilët janë rekomanduesit më të mëdhenj për ndërgjegjësim dhe identifikim të hershëm të kancerit të gjirit u bënë pjesë e fushatës për dhurimin e flokëve në qendër të Tiranës.

'Këtu jam si grua dhe si mjeke. E shikoj shumë të nevojshme sensibilizimin. Çdo kush nga ne duhet të bëj punën e vetë dhe pak më tepër.'- u shpreh mjekja.

Nisida Gjoka, psikologe pranë onkologjikut tregon se në luftën e tyre, vuajtja më e madhe vjen nga rënia e flokëve

'Vijnë shumë të ngarkuara te psikologu. Ne mundohemi t’i ndihmojmë nëpërmjet mbështetjes psikologjike, këshillimit nëpërmjet informacionit që këto flokë do të dalin sërish , pasi të mbarojnë kimioterapinë.’- tha Nisida Gjoka.

Flokët e dhuruara do të përpunohen në paruke të personalizuara për gratë paciente.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?